“Balkan Rhapsody”, Vasil Qesari merr çmimin prestigjioz në Francë

Qesari autor i ekspozitave vetjake fotografike në Francë, Tunizi, Luksemburg, SHBA, Portugali dhe Shqipëri


Nga Aleko Likaj, Shkrimtar-Publicist, Francë

Fotografia e kësaj vajze e vendosur në kopertinën e librit “Balkan Rhapsody” që u botua para pak kohësh, nga publicisti Vasil Qesari, është me çmimin e parë ndërkombetar, në Çmimet Street Category Fokus Award 2022.

Vasil Qesari është bërë tashmë një emër i njohur i fotografisë në Francë, ku jeton prej shumë vitesh, i vlerësuar me disa çmime të tjera brenda dhe jashtë vendit. Është autor i gjashtë ekspozitave vetjake fotografike në disa qytete franceze, por edhe në vende të tjera si Tunizi, Luksenburg, Nju Jork e Boston (SHBA), Shqipëri e Portugali.

Aktivitete këto dhe ngjarje artistike që janë pasqyruar në agjensi lajmesh e media të këtyre vendeve. ”Balkan Rhapsody” është dhe mbetet një libër i veçantë i autorit, si një përmbledhje me tetëdhjetë fotografitë më të mira të artistit Qesari, të realizuar këto vitet e fundit, gjatë udhëtimeve në vendin e lindjes, me personazhe të thjeshtë në natyrën e hapur, parë në një këndvështrim artistik. Aty ndesh njeriun, pejsazhet e bukura, tonet e ëmbla të bregdetit, fshatra e qytete shqiptare, por edhe nga vendet fqinje në një sfond bardhë e zi, që shpërvilen e ngrihen mbi një epizëm ballkanik, si në një rapsodi.

Ai është vlerësuar nga media franceze, intelektualë e personalitete të këtij vendi, shkrimtarë, gazetarë, kritkë arti e fotografë, si një arritje e autorit shqiptaro-francez, i cili është bërë tashmë në botën frankofone nga emrat e njohur në këtë fushë të objektivit të aparatit fotografik. ”E veçanta e artit fotografik të Vasil Qesarit – shkruan shkrimtarja dhe poetja Claude Chatron-Colliet, është se, mund të lexosh në fotografi shprehjen e shpirtit të tij. Këtë e reflekton thellë libri-album ”Balkan Rhapsody” i autorit’.

Dhe vazhdon, në analizë, ”lexuesi i imazhit konsumon mjedisin dhe dokumenton një situatë pak të njohur, histori në Ballkan, ne qendër të Evropës. Më pas, fotografia bëhet një reduktim, një fokusim, një paraqitje simbolike, a mesazh instinktiv i tragjedisë. Dhe është kjo teknikë, ku aparati është zgjatimi i trupit, i cili zhvillon emocionin e shikuesit, duke ndërthurur situata shkakësore që bashkojnë historia, shkencat humane dhe shoqërore, inteligjenca drejt qëndresës pas diktaturës: një mesazh të shpresës”… Pastaj autoria e njohur franceze Claude Chatron- Colliet thekson se ”interpretimi i fotove referohet këtu, në këtë libër, si një “vepër kujtese”, kujtim i vendeve të pranishme ballkanike, të zhveshur nga gurët ose i mbuluar me bar, të kufizuar nga uji Mesdheu, i tejdukshëm në të tashmen si në të kaluarën, njerëzore, i përbërë nga të qara dhe lot të rrëfyer, nga shprehja e fytyrave ndonjëherë të kristalizuara deri në çmenduri»…

“Hyra në një botë tabu që ne e konsiderojmë të paqenë”, shkruan një tjetër kritik arti. – ”Unë jam tërhequr gjithmonë nga ato që e tregojnë atë lloj bote. Hoteli, tre gratë në një stol, shtatorja e pavarësisë në Vlorë, mbi të cilën as zogjtë dhe as fëmijët, as autori nuk kanë më frikë të ulen. Një hakmarrje për “laboratorë nga më të këqijtë” që koha kërkon për t’i fshirë, bukuroshja e goditur nga sëmundja, pa flokë, një Shqipëri e shkëlqyer në përmirësim, si një dëshmi e një kohe tranzicioni e po ashtu dhe e shpresës për të ardhmen»…

Vasil Qesarin, të cilin dikur e kam quajtur poet i dritës. dritës së dyfishtë, ka brenda tij, dritën e nevojshme për çdo fotografi, veti që ai e zotëron në mënyrë përfekte. Dhe kjo më duket se është shumë më e rëndësishme dhe më e vështirë për t’u kapur, e cila nuk vjen nga një aftësi e thjeshtë teknike, por edhe nga një vështrim i veçantë që jo të gjithë e kanë.

Vasil Qesari e ka ketë ndjeshmeri. Cilido qoftë subjekti i tij, ai kap dhe rikthen këtë dritë, pa të cilën nuk ka fotografi të denjë për emrin, dritën e njeriut. Është e qartë se, ky njeri ka jetuar dhe vezhguar shumë dhe se pavarësisht gjithçkaje, ai nuk e dëshpëron natyrën tonë njerëzore. Kjo është pa dyshim edhe në temat më të errëta, më tragjike. Ai na zbulon gjithmonë shkëndijën më të vogël të njerëzimit.

Nuk është art, është shumë më tepër. Kështu eshtë shprehur François Sertin, shkrimtar dhe fotograf nga qyteti Lille në Francë. Josiane Papazian-Leborgne, profesore e filozofisë, autore (Ed. Nathan) në gazetën e përditëshme ”Soud Ouest”, pasi përmend faktin se ka lindur në Vlorë – Shqipëri dhe ka punuar për gati tre dekada si korrespodent e telekronist i RTVSH-së, e po ashtu edhe reporter në France 3 Televizion (Aquitaine), “është fotograf artist dhe udhëtar i madh i apasionuar pas ‘fotografisë së rrugës’. Fotot e tij, të cilat në shumicën e tyre përfaqësojnë skena të jetës, të rrugës dhe të jetës së përditshme, mbi të gjitha, tregojnë vështrimin e një fotografi humanist, dhe të ndjeshëm ndaj shoqërisë dhe ekzistencës njerëzore”.

Ajo përmend edhe faktin se, autori e kërkon subjektin dhe imazhin artistik, dhe për këtë dëshmojnë udhëtimet e tij në katër kontinente, si në Kubë, (Karaibe) Tunizi (Afrikë), Gjeorgji, Turqi, Greqi, Qipro, Liban, Izrael, Iran, Sri Lanka dhe në disa vende të Europës, pa harruar se, si publicist ka shkruar ”44 ditët e teleblusë” me përjetime nga atmosfera e vitit ’97 të në Vlorë, si dhe librin dokument-ese “Post-scriptum për diktaturën”. Jehona që ka shkaktuar libri “Balkan Rhapsody”, në Francë, pa dyshim që e rendit autorin Vasil Qesari, ndër emrat më të spikatura e më të vlerësuara edhe të fotografisë artistike shqiptare të këtyre viteve të fundit, nga e ka origjinën, krahas artistëve të tjerë të kësaj fushe, në Shqipëri.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…