Një vit rezistencë heroike e Ukrainës!
Ekspert i Sigurisë Kombëtare, Rajonit & NATO-s. Ish-Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Nga Gjeneral ® Piro Ahmetaj
Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me interes të shtuar 365 ditë/netë luftime në fushëbetejën “me/për Ukrainën”.
Në vijim po paraqes një përmbledhje të mësimeve strategjike, nga 1 vit i përballjes stoike të Ukrainës, si dhe vendosmërisë së Aleancës Transatlantike (SHBA/ NATO/ BE) në fushëbetejën me të keqen e përbashkët, Rusinë – Putiniste:
Si sot një vit mē parë, në 24 Shkurt 2022, regjimi Putinit ju rikthye përqasjes neo-naziste të ndryshimit të kufijve shtetërore, status-quo-së dhe hartës gjeopolitike nëpërmjet agresionit ushtarak.
Para një viti, Rusia-Putiniste e nisi agresionin, jo vetëm me konceptet, armatimet dhe mendjet e ndryshkura, por edhe me ambicie dhe objektiva perandorake (nënkupto paranojake). Por, mbas një viti luftimesh rezulton e rraskapitur, edhe më e izoluar dhe më e diskredituar.
Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara muajin e fundit për të rimarrë inisiativën strategjike si dhe restauruar moralin e rrënuar, në fakt, në përballjen me Ukrainën gjatë vitit 2022 Rusia humbi: rreth 40% të territoreve të pushtuara (Mëmës-Rusi); 120 mijë të vrarë, mbi 3 Trilion €, ose 2 herë më shumë se Prodhimi i Përgjithshëm Neto i Rusisë për 2022-in (1.7 trilion €); moralin e ushtrisë dhe kohezionin e kombit Rus; epërsinë, si dhe iniciativën strategjike”!
Përgjatë një viti luftimesh, u vërtetua se agresioni ushtarak i Rusisë-Putiniste, nuk ishte vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës, por edhe: “kërcenim serioz ndaj rendit global të sigurisë, kufijve të demokracisë, vleraveperëndimore sidhendajinteresavetëAleancës Euro-Atlantike (USA/NATO/BE)”.
Pormbasnjëvitiluftimesh të përgjakshme, mundtë them me bindje se Rusia-Putiniste i humbi me turp betejat për të testuar kohezionin mes 30 vendeve të NATO-s, edhe duke kërcënuar “si shtet terrorist” me gazin si arë gjeopolitike apo me përdorimin e armëve bërthamore. Në të kundërt, gjatë 2022-it, mbi 50 miliard € armatim dhe pajisje ushtarake moderne, etj., janë prova që tregojnë për kohezionin e përforcuar dhe vendosmërinë e Alancës Transatlantike në mbështetje të Ukrainës.
Po ashtu, mbas një viti lufte, Rusia gjendet edhe më e izoluar nga bota e qytetëruar: “vetëm 4 shtete terroriste e njohën këtë aventurë neo-naziste”; për shkak të kësaj lufte rrezikon seriozisht përjashtimin nga 5-shja vendimmarrëse e Këshillit të Sigurimit/ OKB, si dhe besoj jo shumë vonë, Putini, Zullumqarët dhe Gjeneralët e Tij do të përgjigjen për krime kundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare.
Përgjatë 1 viti lufte, Putinit refuzonin t’i jepnin dorën edhe autokratët e Azisë Juglindore, ndërsa si aleatë të Rusisë kanë mbetur vetëm regjimet terroriste, si: Irani, Korea e Veriut dhe Junta e Malit.
Jo vetëm përgjatë këtij viti, Rusia keq-dështoi për të ndezur një front të ri lufte, duke frymëzuar grupet kriminale, agjendën e politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar, si dhe ekstremistët e tipit Dodik në Ballkan, apo duke ricikluar oshilacionet e Beogradit zyrtar për të kërcënuar me agresion ushtarak sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës, njëkohësisht edhe ndaj prezencës së NATO-KFOR?!
Thënë sa më sipër, një vit luftime me “superfuqinë e kapur nga paranojat e ambicieve staliniste”, treguan se krahas përballjes sublime të Ukrainës, fati i luftës mbetet i ndërlidhur nga mbështetja e Perëndimit. Prandaj, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe pothuaj të gjitha vendet e NATO-s kanë konfirmuar dërgimin e tankeve (Abrams, Challenger dhe Leopard) të gjeneratës së fundit, të cilët do të vendosin fatin e luftës në tokë.
Në terma financiare, paketa e mbështetjes së Ukrainës nga Perëndimi, USA, Britania e Madhe, Norvegji, Gjermani dhe vendet e NATO-s (sisteme Patriot, Dronë, Tanke, etj) e konfirmuar për vitin 2023 arrin mbi 100 miliard €.
Ndërsa, Samiti historik i BE-së në Kiev (3 Shkurt) dhe vetëm dy ditë më parë (22/02), vizita si “suprizë – strategjike” e Presidentit të SHBA, Joe Biden, demonstrojnë vendosmërinë e palëkundur të Perëndimit për ta mbështetur pa kompromis Ukrainën deri në fitoren përfundimtare ndaj së keqes së përbashkët, Rusisë-Putiniste.
Në përmbyllje, për titull të këtij opinioni, kam përzgjedhur të citoj ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair: “Falë rezistencës stoike të Ukrainës dhe vendosmërisē së Perëndimit”, Rusia – Putiniste do ta humbasë luftën, si dhe do të gjunjëzohet nē përballjen fuqinë ushtarake, kohezionin e përforcuar dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (SHBA-NATO-BE)!
Me këtë rast, nuk kemi pse të mos e përshëndesim, rolin aktiv të Republikës së Shqipërisë, si rrjedhojë e përfaqësimit krah SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB; për mbështetjen e pakushtëzuar të vendimarrjeve në NATO dhe kontributeve më shumë se modeste që RSh vijon t’i japë Ukrainës martire.
Në shtesë, do këshilloja faktorët politikë dhe aktorët shtetërorë të Tiranës që:
“Humbja e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskretitimi ndërkombëtar, përfshi në Ballkan, që e pret Rusinë, është një rrethanë e favorshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/UN) për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj“!
Shënim: Autori i kësaj analize, Gjeneral ®Piro Ahmetaj është:
Ekpsert për Sigurinë Kombëtare, Rajonin dhe NATO-n;
Zv/President i Këshillit të Atlantikut;
Anëtar i Bordit “Istrael House”;
Ish-Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë;
Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.