Sekretet e regjimit komunist, llogari në dollarë në 12 banka amerikane!

Dokumentet sekrete: Si funksiononte rrjeti i llogarive bankare që regjimi komunist kishte hapur në bankat amerikane dhe zvicerane


Nga Kreshnik Kuçaj, SCAN

Edhe pse regjimi komunist kishte ndërprerë marrëdhëniet politike dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete europiane, sërish ekonomia do të mbetej një pikë lidhëse.

Pavarësisht se nuk kishte vizita zyrtarësh dhe shkëmbime diplomatike, gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar, Shqipëria arkëtonte një serë parash nga vendet europiane dhe ato amerikane.

Për të tërhequr valutën e huaj nga këto vende, strukturat financiare shqiptare kishin ngritur një rrjet të tërë llogarish bankare në këto vende.

Një letërkëmbim sekret mes ministrisë së Financave, Bankës së Shtetit, Ministrisë së Tregtisë dhe Ministrisë së Jashtme jep detaje të mënyrës së si funksiononte ky rrjet llogarish bankare që përdorej për tërheqjen e valutës së huaj.

Në letërkëmbimet e marsit të vitit 1976, del në pah se Banka e Shtetit kishte llogari bankare në 12 banka amerikane, edhe pse zyrtarisht dhe politikisht e konsideronte si një shtet armik.

Në total, numri i llogarive bankare në monedha të ndryshme arrinte në në shumë se 50 të tilla. Këto llogari përdoreshin për 3 arsye kryesore; për tërheqjen e dërgesave të emigrantëve, për lëvizjet e tregtisë së jashtme dhe për të ardhurat që siguroheshin nga “Shoqëria Komisionare” që administronte trashëgimitë e shqiptarëve jashtë vendit.

Ajo që rezulton nga ky letërkëmbim sekret është se Shqipëria kishte marrëdhëniet tregtare direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet ’70 dhe tregtonte atje sherebelë dhe ekstrakt tanini. Nga kjo tregti arkëtonte sasi të konsiderueshme dollarësh. Valuta e huaj që arkëtohej përmes këtij rrjeti llogarisht bankare ishte rreth 10 milionë dollarë në vit.

“Prej krijimit të saj, Banka e Shtetit vazhdon të mbajë llogari korrente në dollarë në 12 banka amerikane. Nëpërmjet këtyre llogarive kryhen këto veprime kryesore:

1) Dërgesat që bëjnë emigrantët ekonomike nga SHBA për familjet e tyre dhe të afërmit që kanë në vendin tonë, të cilat arrijnë rreth 2 milionë dollarë në vit. Këto veprime bëhen pjesërisht me anën e urdhërpagesave të drejtëpërdrejta që bankat amerikane i dërgojnë bankës sonë për persona me adresa të caktuara dhe pjesërisht me anën e çeqeve që vetë emigrantët u dërgojnë familjeve dhe të afërmve të tyre.

Çeqet merren nga Banka e Shtetit dhe dërgohen për arkëtim kryesisht tek një bankë amerikane, e cila i arkëton të hollat nga bankat e tjera amerikane mbi të cilat janë lëshuar çeqet për pagim.

2)Të ardhurat nga trashëgimitë që realizon Shoqëria Komisionare të cilat arrijnë arrijnë rreth 350 mijë dollarë në vit. Edhe këto të ardhura realizohen si dërgesat e emigracionit ose me anën e urdhër pagesave të drejtëpërdrejta ose me çeqe, ashtu siç u vjen më mbarë për t’i kryer veprimet në bankat amerikane, firmat avokatore amerikane të cilat janë janë korrespondente të Shoqërisë Komisionare dhe që shpërblehen në bazë të shumave të realizuara. Me këto firma avokatore që Shoqëria Komisionare ka në SHBA zhvillon korrespondencën e nevojshme për plotësimin e dokumenteve që duhen për realizimin e trashëgimive.

Gazetari Kreshnik Kuçaj, SCAN TV

3)Të ardhurat dhe pagesat nga veprimet e import/eksportit në dollarë, që bëjnë ndërmarrjet e tregtisë së jashtme me firma që veprojnë në Japoni, Libi, Liban, Maltë, Finlandë, Danimarkë etj. ku banka e shtetit nuk ka llogari korrente në divizë të lirë në bankat e këtyre vendeve, as në dollarë dhe as në monedhat e tyre kombëtare si dhe të ardhurat nga eksportet tona të bëhen drejtëpërdrejrë në firma amerikane, siç është sherebela dhe ekstrakt tanini. Shumë e eksport importit në vendet e sipërme në vitin 1975 ariti në rreth 5.5 milionë dollarë.

Të ardhurat e agjencisë detare Durrës nga dërgesat që iu bëjnë asaj shoqëri të ndryshme për shërbimet që u bën ajo vaporeve të tyre që vijnë në portin e Durrësit si dhe pagesat në dollarë që kryhen Flota jonë tregtare të cilat gjatë vitit 1975 (për dy ndërmarrjet) arritën në 1,5 milionë dollarë”.

Veç bankave amerikane, shteti shqiptar kishte llogari bankare në Francë, Itali, Zvicër, Holandë, Suedi, Belgjikë, Angli, Gjermani e Kanada. Po ashtu, shteti shqiptar kishte edhe 18 llogari bankare që i përdorte si depozita me afat ku mbëheshin mbi 85 % e fondeve në divizë të lirë të cilat ishin në banka të mëdha në Francë, Zvicër, Itali, Austri dhe Belgjikë.

Për të siguruar valutën e huaj, shteti shqiptar kishte krijuar disa mekanizma financiarë, mes të cilave edhe një rrjet dyqanesh speciale dhe një shoqëri që merrej me administrimin e pasurive që shqiptarët kishin si trashëgimi jashtë vendit. Këto mekanizma unikë financiarë u mbyllën me rënien e regjimit komunist që solli hapjen e vendit dhe aplikimin e ekonomisë së tregut.

Marrë me shkurtime nga emisioni “DOSJA E” në SCANTV

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…