Media në zi: Lamtumirë gazetari Vangjel Sako!

Sako punoi si reporter mes Fierit, Vlorës dhe Tiranës, në Radio “Valë e Kaltër”, TV Apollon dhe te gazeta “Sot”.


Media e shkruar dhe ajo elektronike ka humbur sot gazetarin e njohur, Vangjel Sako, i cili për vite të tëra kontribuoi si reporter mes Fierit, Vlorës dhe Tiranës, në mediat Radio “Valë e Kaltër”, TV Apollon dhe gjatë viteve të fundit, si opinionist pranë të përditshmes Gazeta “Sot”.

Vangjel Sako ishte anëtar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe për vite të tëra u aktivizua në degët e organizatës duke qenë një ndër iniciatorët për veprimtaritë lokale të UGSH.

Postimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Ndahet nga jeta gazetari Vangjel Sako
Tiranë më 28.2.2023

Familjarë të gazetarit Vangjel Sako kanë bërë, sot në mëngjes të ditur, lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta.

Gazetari Sako për vite të tëra kontribuoi si reporter mes Fierit, Vlorës dhe Tiranës, në mediat Radio “Valë e Kaltër”, TV Apollon dhe gjatë viteve të fundit, si opinionist pranë të përditshmes gazeta Sot.

Vangjel Sako ishte anëtar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe për vite të tëra u aktivizua në degët e organizatës duke qenë një ndër iniciatorët për veprimtaritë lokale të UGSH.

Gjatë ditëve të fundit të jetës ishte aktivizuar me nismën e vet për krijimin e një rrjeti mes mediave dhe gazetarëve shqiptarë në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut, dhe u përcjellim familjarëve të tij ngushëllimet tona.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Ndahet nga jeta gazetari Vangjel Sako

Tiranë më 28.2.2023

Familjarë të gazetarit Vangjel Sako kanë bërë, sot në…

Posted by Unioni i Gazetareve Shqiptare on Tuesday, February 28, 2023

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…