Rama: “Ura mbi Bunë” i jep shtysë të re turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare!

Projekti është me rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamja nga projekti i Urës së Bunës, një ditë pas takimit ndërqeveritar me Malin e Zi në Podgoricë.

Marrëveshja për këtë projekt që do të lidhë Velipojën me Ulqinin, u firmos në mbledhjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze.

Rama shkruan se ura e re do t’i japë një shtysë turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare.

“Mirëmëngjesi me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkë-financohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur”, tha Rama në Facebook.

MIRËMËNGJES ?

dhe me projektin e "Urës mbi Bunë", një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur?

Posted by Edi Rama on Monday, February 27, 2023

Projekti është me rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe më konkretisht për qytetarët e Kosovës, të cilët e ka më të thjesht udhëtimin drejt Ulqinit dhe Mal të Zi nëpërmjet Shqipërisë.

Dje, gjatë mbledhjes së qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë në Podgoricë, Rama tha se fqinji duhet të paguajë për urën se ka rrogat më të larta se në Shqipëri.

“Projektin e zbatimit e kemi realizuar me fondet tona, tani do të realizohet me fonde nga dy vendet. Këtu në Mal të Zi i keni rrogat me të larta dhe nuk shkon që Shqipëria t’jua paguajë dhe urat”, tha Rama dje.

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…