Miratohet Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025

Ministri i Shtetit dhe Kryenegociatorja ngarkohen të bashkërendojnë dhe të monitorojnë zbatimin


Këshilli i Ministrave miratoi Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025 (PKIE 2023-2025).

Vendimi i qeverisë ngarkon ministrin e Shtetit dhe Kryenegociatoren të bashkërendojë dhe të monitorojë zbatimin e PKIE-së 2023-2025 me ministrat dhe/ose drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për kryesimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian (GNPIE), si dhe negociatorin përgjegjës të secilit kapitull, të acquis-it të BE-së.

Negociatori përgjegjës për kapitullin e acquis-it të BE-së, raporton çdo javë, pranë ministrit të Shtetit dhe Kryenegociatores, për ecurinë e zbatimit të PKIE-së 2023-2025.

Ministri i Shtetit dhe Kryenegociatorja ngarkohet të raportojë çdo 3 muaj, në Këshillin e Ministrave për ecurinë e zbatimit të PKIE-së 2023-2025.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me ministrin e Shtetit dhe Kryenegociatoren, do të monitorojë përfshirjen nga ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, në programin buxhetor afatmesëm, të nevojave financiare për zbatimin e përparësive afatshkurtra dhe afatmesme, të parashikuara në PKIE-në 2023-2025. /ATSH

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.