Lufta kundër malaries, Mbreti Zog merr shkencëtarin e Harvardit që drejtoi operacionet e Fondacionit “Rockefeller” në Itali

Gazeta amerikane “St. Louis Post-Dispatch”: Fondacioni “Rockefeller” do të japë 500.000 dollarë dhe po aq qeveria shqiptare


Nga Aurenc Bebja

“St. Louis Post-Dispatch” ka botuar, të dielën e 14 prillit 1929, në faqen n°6, një shkrim rreth angazhimit asokohe të Mbretit Zog për të luftuar sëmundjen e malaries në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Mbreti Zog i Shqipërisë nis luftën kundër malaries

Instituti Rockefeller do të avancojë gjysmën e fondit prej 1.000.000 dollarësh për fushatën e mëtejshme.

Nga Associated Press

Burimi : St. Louis Post-Dispatch, e diel, 14 prill 1929, f.6

Tiranë, Shqipëri. 13 Prill. — Mbreti Zog ka nisur, me ndihmën e Fondacionit Rockefeller, një fushatë mbarëkombëtare për të pastruar Shqipërinë nga malaria, një murtajë që godet vendin prej shekujsh.

Fondacioni Rockefeller, mësohet se do të avancojë 500.000 dollarë për fushatën dhe qeveria shqiptare do të shtojë një shumë të barabartë.

Mbreti Zog do të ketë si ndihmës në këtë luftë Dr. Lewis Hackett, shkencëtarin e Harvardit që drejtoi operacionet e Fondacionit Rockefeller në Itali. Dr. Hackett do të bëjë një studim shkencor të vendit për të marrë njohuri të sakta mbi shkaqet e sëmundjes, e cila shkakton çdo vit 10.000 viktima.

Burimi : I pritur nga kryetari i Kuvendit, Evangjeli, Mbreti do të bëjë betimin para Kushtetutës. — Foto : Armando Bruni. — L’Illustrazione Italiana, Milano, 9 shtator 1928

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…