Ndihmës Sekretarja e DASH falënderon Shqipërinë: “Besa” dhe mikpritja, frymëzim për mua!

Ndihmës Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Julieta Valls Noyes, priti Ambasadoren shqiptare në SHBA, Floreta Faber


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

Ndihmës Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Julieta Valls Noyes, priti në një takim të veçantë Ambasadoren shqiptare në SHBA, Floreta Faber, për të falënderuar sërish Shqipërinë për mbështetjen e saj bujare për përpjekjet e SHBA-ve për të zhvendosur afganët në rrezik.

“Mikpritjen shqiptare për të sapoardhurit – “Besën” – e pashë nga afër gjatë vizitës sime të fundit dhe ishte frymëzuese”, shkruan në Twitter, Ndihmës Sekretarja Noyes.

Postimi i Ndihmë Sekretares Julieta Valls Noyes

E kënaqur që takova sot ambasadoren Faber, për të falënderuar sërish Shqipërinë për mbështetjen e saj bujare për përpjekjet e SHBA-së për të zhvendosur afganët në rrezik. Mikpritjen shqiptare për të sapoardhurit – “Besën” – e pashë nga afër gjatë vizitës sime të fundit dhe ishte frymëzuese.

Edhe Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber, reagoi nga ana e saj.

“Me kënaqësi dëgjova për vizitën tuaj të suksesshme në Shqipëri, vlerësimin tuaj për punën e rëndësishme të palës shqiptare dhe diskutimin mbi mënyrat e zgjerimit të këtij bashkëpunimi”, reagoi ambasadorja Faber.

Postimi i Ambasadores Faber

Faleminderit Julieta Valls Noyes për një takim produktiv. Me kënaqësi dëgjova për vizitën tuaj të suksesshme në Shqipëri, vlerësimin tuaj për punën e rëndësishme të palës shqiptare dhe diskutimin mbi mënyrat e zgjerimit të këtij bashkëpunimi.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.