Zgjedhjet vendore të 14 majit, Komisioni Rregullator miraton ngjyrat e fletëve të votimit

Komisioni Rregullator ka miratuar disa karakteristika teknike të fletëve të votimit, ku përfshihet edhe ngjyra e fletëve të votimit


Komisioni Rregullator pranë KQZ-së miratoi ngjyrat e fletëve të votimit, për Zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023.

Në vendimin nr.2/2023 Komisioni Rregullator ka miratuar disa karakteristika teknike të fletëve të votimit, ku përfshihet edhe ngjyra e fletëve të votimit, miratuar duke u bazuar në përvojën e zgjedhjeve të mëparshme, të viteve 2015 dhe 2019.

Postimi i KQZ

Zgjedhjet e datës 14 maj 2023 – Komisioni Rregullator miraton ngjyrat e fletëve të votimit

Komisioni Rregullator miratoi disa ndryshime në vendimin nr. 2, datë 31.1.2023, të Komisionit Rregullator, “Për miratimin e disa karakteristikave teknike të fletëve të votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Në vendimin nr.2/2023 Komisioni Rregullator ka miratuar disa karakteristika teknike të fletëve të votimit, ku përfshihet edhe ngjyra e fletëve të votimit, miratuar duke u bazuar në përvojën e zgjedhjeve të mëparshme, të viteve 2015 dhe 2019.

Pas konsultimit të modeleve të fletëve të votimit me grupe të ndryshme zgjedhësish, gjatë zbatimit të programeve të edukimit, u konstatua që ngjyrat dalin me nuancë të fortë dhe krijojnë vështirësi në evidentimin e përmbajtjes së fletëve të votimit. Emrat e kandidatëve dhe subjekteve zgjedhore duhet të duken qartë dhe të krijojnë lehtësi për t’u lexuar nga ana e të gjithë zgjedhësve, varësish moshës së tyre. Evidentimi qartë i emrave të kandidatëve dhe subjekteve zgjedhore që garojnë ka përparësi për procesin e votimit.

Në këto kushte, Komisioni Rregullator ndryshoi kodet e ngjyrave për të dyja fletët e votimit; fleta e votimit për kandidatët për kryetar bashkie do të jetë në ngjyrë të artë dhe fleta e votimit për kandidatët për anëtarët e këshillit bashkiak do të jetë në ngjyrë gri.

????????? ? ????̈? ?? ??? ???? – ????????? ??????????? ??????? ??????? ? ?????̈?? ??̈ ???????

Komisioni Rregullator…

Posted by KQZ Shqiperi on Wednesday, March 1, 2023

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!