7 Marsi, Nikolla: Shkolla që çelet sot në Romë, ruan identitetin kombëtar!

Aktualisht, janë rreth 4.000 nxënës që ndjekin kurset e gjuhës dhe kulturës shqipe në të gjithë Italinë.


Në vijim të vizitës zyrtare që po zhvillon në Romë dhe me rastin e 7 Marsit, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe delegacioni i Kuvendit, morën pjesë pasditen e sotme në çeljen e shkollës në gjuhën shqipe në Romë, me mbështetjen e Shoqatës “Pranë Teje” (Vicino a Te).

Nikolla përgëzoi Shoqatën “Pranë Teje” për këtë nismë, e cila i shton një klasë më shumë rreth 90 shkollave të gjuhës dhe kulturës shqipe, në Itali, të cilat janë intensifikuar gjatë viteve të fundit.

Aktualisht janë rreth 4.000 nxënës që ndjekin kurset e gjuhës dhe kulturës shqipe në të gjithë Italinë. Në këto klasa janë të regjistruar 125 mësues të gjuhës e kulturës shqipe dhe mbi 70% e tyre janë gra.

“Mirënjohje të gjithëve për këtë shërbim, të cilin e vlerësoj si një mision të nderuar. Shkolla që çelet sot, më 7 mars 2023, në Romë, si të gjitha shkollat e klasat e tjera në territorin italian, po hapen me vullnetin dhe përgjegjësinë e të rinjve shqiptarë, të rritur e të formuar në Itali. I falenderoj të gjithë për këtë angazhim. Identiteti e vlerat kombëtare nuk ruhen e konsolidohen vetem në mënyrë emocionale, nëpërmjet mallit, dashurisë e nostaligjisë, por edhe në mënyrë racionale, nëpërmjet mësimit dhe ushtrimit të tyre. Kuvendi dhe Qeveria do të vazhdojnë përpjekjet që të sigurojmë sa më shumë mbështetje për këtë nismë, që e vlerësoj si një mision të rëndësishëm kombëtar”, theksoi Nikolla.

Gjekmarkaj në përshëndetjen e tij, nënvizoi se, asgjë më shumë se gjuha nuk dëshmon karakterin e një populli, simbiozë kjo që i ka bërë shqiptarët të ballafaqohen me historinë dhe të bëjnë progres në të. “Ka ardhur koha që shqiptari i ditur që flet gjuhën e tij e mëson dhe trashëgon atë të ndihet po kaq europian duke u nisur nga rrënjët e veta”, tha ai.

Ndërsa Felaj u shpreh se, gjuha shkon më larg se nevoja për t’u shprehur. “Ajo sendërton marrëdhënie dhe hierarki vlerash, prandaj kushdo kontribuon për të, për gjuhën shqipe”, u shpreh Felaj.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…