Rama: Samiti i Berlinit në Shqipëri, ngjarje historike!

Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit do të mbahet më 16 tetor të këtij viti në Tiranë


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit do të mbahet më 16 tetor të këtij viti në Tiranë.

Data u bë e ditur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, në Berlin.

“Gati për një tjetër ngjarje historike, Samiti i Procesit të Berlinit, për herë të parë në rajon, pikërisht në Shqipëri. I jemi mirënjohës, besoj jo vetëm unë, por të gjithë liderët e rajonit, që këtë vit Samiti i Procesit të Berlinit spostohet në rajon, për herë të parë dhe personalisht jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi i zhvillimit të këtij samiti”, bëri të ditur kryeministri në konferencën për shtyp nga Berlini.

Sipas Kryeministrit Rama, ky samit, do të jetë një samit që do të vazhdojë në rrugën e çelur, thellimin e procesit, do të trajtojë sigurisht bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe patjetër objektivat për të arritur më tutje, si dhe do të fuqizojë bashkëpunimin në rajon edhe më shumë.

“Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat që Gjermania është një bashkudhëtar i vëmendshëm dhe njëkohësisht një bashkudhëtar i përfshirë drejtpërdrejt”, shtoi Rama.

Rama tha se, në kuadër të Samitit do të mbahet edhe një forum biznesi.

“Më vjen shumë mirë që bashkë me Kancelarin, sot mund të shpallim edhe datën e propozuar nga pala gjermane dhe prej nesh, 16 tetor i këtij viti, ku do të punojmë së bashku, dhe ku zyra e Kancelarit do të angazhohet për ta shoqëruar samitin dhe me një forum të rëndësishëm të biznesit, me praninë e bizneseve të rajonit dhe bizneseve gjermane”, u shpreh Rama.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.