Ndihmëssekretarja amerikane Bitter: Bujaria e Shqipërisë është frymëzim për botën!
Ndihmëssekretarja e SHBA-së për Çështjet Konsullore, Rena Bitter ndodhet për një vizitë në Tiranë
Teksa njëvjetori i aprovimit të vlefshmërisë 10-vjeçare të vizave me SHBA për shqiptarët afrohet, zëvendëssekretarja për Çështjet Konsullore, Rena Bitter, në një videomesazh shprehu admirimin e saj për partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri.
“Është e mrekullueshme të jem në Shqipëri. Gjatë vizitës sime në Shqipëri, kam qenë dëshmitare e partneritetit të jashtëzakonshëm SHBA-Shqipëri, në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Unë kam parë nga afër gjithashtu mikpritjen e popullit shqiptar dhe frymën e “besës”, ndërsa ju vazhdoni të mirëprisni dhe mbroni aleatët tanë afganë. Bujaria e Shqipërisë është frymëzim për botën”, u shpreh ajo.
Bitter tha se, “jam në Shqipëri teksa afrohet 1-vjetori i zgjatjes të vlefshmërisë 10-vjeçare të vizave për sipërmarrësit dhe turistët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Jam shumë e kënaqur që ky njoftim historik u bë gjatë festimeve të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Puna jonë konsullore, përfshirë shërbimet për shtetasit amerikanë në Shqipëri dhe vlefshmërinë e re 10-vjeçare të vizave për shqiptarët, është në qendër të lidhjeve gjithnjë e në zgjerim, midis njerëzve në dy vendet tona”.
Message by Assistant Secretary for Consular Affairs Rena Bitter
?? Teksa afrohet njëvjetori i aprovimit të vlefshmërisë 10-vjeçare të vizave për shqiptarët, Zëvendës Sekretarja për Çështjet Konsullore Rena Bitter pranoi se lidhjet njerëzore mes vendeve tona janë në qendër të punës konsullore të ambasadës dhe vlerësoi përpjekjet e ekipit konsullor për të ulur kohën e pritjes së vizave për shqiptarët. Ajo shprehu gjithashtu admirimin e saj për partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri në demokraci, mbrojtje dhe biznes dhe vlerësoi mikpritjen e popullit shqiptar dhe përpjekjet e tyre për të mbrojtur afganët. Shihni video-mesazhin e saj.
??️ As the one-year anniversary of the 10-year visa validity for Albanians approaches, Assistant Secretary for Consular Affairs Rena Bitter acknowledged that people-to-people connections between our countries is at the heart of the Embassy’s consular work and she recognized the Consular team's efforts to decrease visa wait times for Albanians. She also expressed her admiration for the strong U.S.-Albania partnership on democracy, defense, and business, and commended the hospitality of the Albanian people for their efforts to protect Afghans. Watch her video message here.
Posted by U.S. Embassy-Tirana on Friday, March 10, 2023
“Gjatë viteve të fundit, ekipi ynë ka punuar pa u lodhur për t’u siguruar që studentët, turistët, investitorët dhe sipërmarrësit shqiptarë të mund të udhëtojnë në SHBA. Teksa festojmë përvjetorin e parë të vlefshmërisë 10-vjeçare të vizave për shqiptarët, jam krenare për rolin që luan ambasada jonë, dhe veçanërisht ekipi ynë konsullor, në forcimin e lidhjeve mes njerëzve tanë, një lidhje që do të vazhdojë të forcohet”, përfundoi videomesazhin Rena Bitter.
Ndihmëssekretarja e SHBA-së për Çështjet Konsullore, Rena Bitter ndodhet për një vizitë në Tiranë ku takua sot me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Ditën e djeshme ajo vizitoi edhe Shëngjinin, ku u takua me afganët që janë në pritje të zhvendosjes në Shtetet e Bashkuara.