Nxënësit shqiptarë në Konferencën “Model of United Nations” në Athinë

Në emër të Ambasadës Shqiptare në Athinë, aktivitetin e ndoqi Joneda Dodaj, Oficere Koordinuese për Diasporën.


Dymbëdhjetë nxënës nga Shqipëria, nga Shkolla Britanike në Tiranë, morën pjesë
në Konferencën “Model of United Nations” me temë “Pacifizmi dhe padrejtësia”, drejtuar nxënësve të nivelit të Shkollës së Mesme të moshës 13-14 vjeç,që u zhvillua në ambientet e Shkollës “Platon” në Athinë, Greqi.

Morën pjesë nxënës nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë, Austrisë, Izraelin, Qipron, Italinë, Turqinë, Portugalinë, Britaninë e Madhe, etj.

Në emër të Ambasadës Shqiptare në Athinë, mori pjesë znj. Joneda Dodaj, Oficere Koordinuese për Diasporën.

Postimi i Ambasadës Shqiptare

? Në ambientet e Shkollës ‘‘Platon’’ në Athinë, u zhvillua Konferenca “Model of United Nations” me temë “Pacifizmi dhe padrejtësia”, drejtuar nxënësve të nivelit të Shkollës së Mesme të moshës 13-14 vjeç, nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë ???????????????????????????????, si dhe disa shkolla nga e gjithë Greqia.

? Ky model stimulimi i drejtohet të rinjve, të cilët janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth Kombeve të Bashkuara dhe të përgatiten si përfaqësues të ardhshëm të vendeve të tyre.
Në një mjedis të përshtatshëm dhe me konkurrencë të shëndetshme dhe konstruktive, nxënësve pjesëmarrës iu dha mundësia të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese, të rrisin rrjedhshmërinë e gjuhës angleze dhe të ndërveprojnë në mënyrë produktive me bashkëmoshatarët e tyre nga Greqia dhe e gjithë bota.

✅ Në këtë konferencë morën pjesë dymbëdhjetë nxënës nga Shqipëria, nga Shkolla Britanike në Tiranë, të shoqëruar nga mësueset e tyre, dhe përfaqësues të ndryshëm nga përfaqësitë e huaja diplomatike në Athinë, të cilët biseduan me nxënësit, iu përgjigjen pyetjeve të tyre duke u uruar suksese të mëtejshme. Në emër të Ambasadës së RSH-së në Athinë, mori pjesë znj. Joneda Dodaj, Oficere Koordinuese për Diasporën.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…