Kush je ti? Noli shqiptar!

Me këtë poezi të ndjerë të poetit Bardhyl Londo, kujtojmë Fan Nolin në përvjetorin e 58-të të vdekjes


Nga Bardhyl Londo

Me këtë poezi të ndjerë të poetit tonë të madh, Bardhyl Londo, kujtojmë Fan Nolin në përvjetorin e 58-të të vdekjes.

{“key”:”g7″}

BOSTON, TEK VARRI I NOLIT

KUSH JE TI ?

Kush je ti? Sfide e shekujve,
grusht i tiraneve,tmerr i mbreterve.
Lirine kerkon. Pushka ska çark.
Fluturimin do e krahet s’i hap.
Me rraso je veshur,zotin e tall.
Kush je ti? Perendi a djall?
Here Bethoven,here Kajam.
Nuk e di kur qesh,nuk e di kur qan.
Ofeli e embel,korb qe te tremb,
te dhemb kaq shume e s’di ç’te dhemb.
Hamlet i ngrysur, Sanço hokatar,
gjysme asket, gjysme mekatar.
Here urrejtje, here dashuri.
Kush je ti? Zjarr apo hi?
Zhurmen e pelqen,heshtjes i flet
gjysma lolo,gjysma mbret.
Kembet ne Boston zemren ne Ballkan.
Njeri sy te qesh,tjetri te qan.
Duart te ngrijne,zjarrin s’e ndez.
Lumejte i pi e etja te djeg.
Heshtje e shurdher, gjemim hata.
Kush je ti, kush je ti, pra?
Oh, po pas dilemes u fshehka gjeniu,
brenda nje loti ndritka njeriu.
Keshtu ngjitesh e zbret shekujve;
sfide e harrimit ,tmerr i mbreterve,
zjarr qe pervelon,kallkan acar.
Kush je ti? Noli shqiptar!

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.