Vegla muzikore e mandolinës, “vegla e vitit 2023” në Gjermani

Çdo vit, këshillat e muzikës në shtetet gjermane propozojnë shpalljen e një vegle muzikore si “vegla muzikore e vitit”


Nga Akad. Vasil S. Tole

Çdo vit, këshillat e muzikës në shtetet federale gjermane propozojnë shpalljen e një vegle muzikore si “vegla muzikore e vitit”. Në 2023 u vendos mandolina. Dhe me të drejtë. Kompozitorë si Mozart dhe Beethoven, Stravinsky dhe Mahler por dhe Pierre Boulez e Bernd Alois Zimmermann, Konrad Wölki si dhe shumë të tjerë kanë shkruar faqe muzikore të mrekullueshme për këtë vegël.

Kjo traditë e konsoliduar në vendet europiane duhet konsideruar si përvojē edhe tek ne në Shqipëri, vend me tradita të mrekullueshme e po aq me instrumente muzikore me shumë vlerē. Nisur nga sa më sipër, krahas nismës për regjistrim e Lahutës në UNESCO, kemi nevojë që veglave unike si LAHUTA, vegël historike e shqiptarëve prej të cilëve e huazuan edhe fqinjët, ti kushtohet vēmendje shtetērore dhe publike duke e shpallur edhe “Vitin e lahutës”. Propozimi do të formalizohet shumë shpejt për Ministrinë e Kulturës, e cila i ka kushtuar rëndësi të veçantë vitet e fundit promovimit kombëtar dhe ndërkombëtar të dukurive jo materiale.

At Gjergj Fishta i ka ngritur monument lahutës me veprën në vargje “Lahuta e Malcis”, dhe ka thënë se: … lahuta asht nji instrument fort i pëlqyem prej njerzvet t’maleve t’ona, me t’cillen ata kndojnë lavdin a se vajtojnë dhimbjen e tyne.
2023, viti i lahutës!

The mandolin is Instrument of the Year

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.