32 vite më parë, SHBA dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike

Si sot 32 vite më parë, më 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike


Si sot 32 vite më parë, më 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë publikoi në rrjetet sociale një foto të momentit të nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit në Uashington DC, i cili parashikonte hapjen e ambasadës përtej Atlantikut, në Shqipëri.

“Pas 52 vitesh ndarje, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Muhamet Kapllani dhe ndihmëssekretari i Shtetit i SHBA-së, Raymond G.F. Seitz nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit në Uashington DC, i cili parashikonte hapjen e Ambasadës përtej Atlantikut, në Shqipëri”, shkruan Ambasada.

Ambasada publikoi edhe dy foto. Në njërën foto tregohet ministri i Jashtëm i Shqipërisë Muhamet Kapllani dhe ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Raymond G.F. Seitz në nënshkrimin e memorandumit në Uashington, më 15 mars 1991.

Në foton tjetër tregohet gazeta “News York Times”, e cila botoi një artikull mbi rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike më 16 mars 1991. /ATSH/

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.