Në sa shtete mund të udhëtohet me një pasaportë shqiptare?

Indeksi i pasaportave “Henley” ndërton një renditje të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të ndryshme të botës


Shqipëria ka kaluar disa vendeve shumë më të pasura dhe të zhvilluara se ajo për sa i përket fuqisë së pasaportës së saj.

Indeksi i pasaportave “Henley” ndërton një renditje origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të ndryshme të botës sipas numrit të destinacioneve në të cilat zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa një vizë paraprake.

Indeksi bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) – databaza më e madhe, më e saktë e informacionit të udhëtimit. Lista e plotë dhe vështrimet e ekspertëve në lidhje me renditjen më të fundit janë të disponueshme në Raportin Global të Lëvizshmërisë 2023 T1 duke klikuar KËTU.

Në sa shtete mund të udhëtohet me një pasaportë shqiptare?

Për sa i përket vendit tonë, Shqipëria këtë vit u rendit në vendin e 51-të pasi me anë të pasaportës tonë mund të shkohet në 115-të vende. Kështu, pasaporta jonë ja kalon vendeve si Turqia, Katari, Emiratet Arabe, Kinës, Bjellorusisë, Armenisë e shumë vendeve të tjera.

Në renditjen e vendeve të rajonit, kryesuese është Serbia. Pasaporta serbe aktualisht renditet në vendin e 38-të. Kështu siguron qasje pa viza në 135 vende.

Kjo i jep Serbisë, një rezultat të përgjithshëm të lartë të lëvizshmërisë dhe e bën atë një pasaportë të dëshirueshme. Mbajtësit e pasaportave serbe kanë akses pa viza pas mbërritjes në vende të tilla si Singapori, Kina, Rusia, Izraeli dhe i gjithë Bashkimi Evropian. Kosova për fat të keq renditet diku në fund të listës në vendin e 101-të me akses në vetëm 41 shtete. Në vend të fundit ishte Afganistani me vetëm 27 shtete të aksesushme nga zotëruesit e një pasaporte afgane ndërsa në vendet e para ishin Japonia me 193 vende, e pasuar nga Singapori, Koreja e Jugut, Gjermania, Spanja, Finlanda dhe Italia. Për listën e plotë mund të klikoni këtu./ Kosovapost

Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!