Xhaçka: Mes shqiptarëve dhe Selisë së Shenjtë ekziston një marrëdhënie historike!

Ministrja e Jashtme pret Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Imzot Paul Richard Gallagher


Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Imzot Paul Richard Gallagher erdhi në Tiranë, ku u prit nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në fjalën e saj për mediet, Xhaçka tha se ka marrëdhënie historike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë që shkon përtej atyre institucionale.

Ajo shtoi se me Imzot Gallagher pati mundësinë të bisedonte gjatë, një bisedë vërtet interesante dhe konstruktive.

“Mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, në fakt, mes shqiptarëve dhe Selisë së Shenjtë, ekziston një marrëdhënie historike dhe shumë e rëndësishme, që shkon përtej marrëdhënieve thjesht institucionale, pasi kanë një dimension të fortë shpirtëror dhe moral. Me Vatikanin na lidh historia e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, na lidh e Shenjta Nënë Terezë, figura që bëjnë të ndihet krenar çdo shqiptar, pavarësisht përkatësisë fetare. I shpreha Imzot Gallagher mirënjohjen tonë për shpalljen e Lumturimit të 38 martirëve në përfaqësim të Kishës Katolike shqiptare, si dhe krenarinë tonë për emërimin e Don Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan.

?Tiranë/ Me Sekretarin i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, SH.T Imzot Paul Richard Gallagher.
????

Posted by Olta Xhacka on Saturday, March 18, 2023

Kjo është një shenjë e qartë vlerësimi jo vetëm për rezistencën e Kishës Katolike por edhe të besimtarëve katolikë dhe të mbarë popullit dhe kombit shqiptar gjatë dekadave të errëta të regjimit, si dhe një sinjal pozitiv për intensifikimin e marrëdhënieve tona.Selia e Shenjtë dhe Kisha Katolike janë shumë aktivë në hapësirën shqiptare me një sërë iniciativash e projektesh në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, ndihmës sociale dhe unë shpresoj që duke punuar ngushtë së bashku do të arrijmë ta thellojmë këtë bashkëpunim”-tha ajo.

Po ashtu, Xhaçka shtoi se “folëm edhe për zhvillimet në rajon e më gjerë, për agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat e tij dramatike jo vetëm për Ukrainën e popullin e saj heroik, por edhe për mbarë botën. I shpreha Imto Gallaghaer vlerësimin e Shqipërisë për qëndrimin e qartë e të guximshem moral që Selia e Shenjtë dhe Ati i Shenjtë dhe rolit që ata kanë luajtur, duke dënuar luftën e duke bërë lëshuar mesazhe të forta në mbeshtetje të paqes”.


“Padyshim diskutuam edhe për hapësirën shqiptare, duke u ndalur kryesisht tek Kosova. Përurimi i Katedrales Katolike të Prishtinës me emrin e të Shenjtës Nënë Tereza, ishte një moment vërtet i bukur që dëshmoi jo vetëm vëmendjen e veçantë dhe në rritje të Selisë së Shenjtë ndaj Kosovës, por edhe diversitetin dhe tolerancën e Kosovës. Gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri Papa Françesku u shpreh se Shqipëria është një vend i vëllazërisë fetare. Por bashkëjetesa fetare është një fakt historik i të gjithë shqiptarëve dhe ne ndihemi çdo ditë krenarë për këtë vlerë të kombit tonë.Së fundi, por jo për nga rëndësia, biseduam edhe për mundësinë e marrëveshjes së bashkëpunimit me Spitalin Pediatrik “Bambin Gesù”, për trajtimin e rasteve urgjente dhe shërimin e sëmundjeve komplekse të fëmijëve shqiptarë, një tregues i rëndësishëm i marrëdhënieve me Vatikanin.Unë dua ta falënderoj edhe njëherë Imzot Gallagher për vizitën dhe ta siguroj atë që kjo është një marrëdhënie që Shqipëria dhe shqiptarët e çmojnë vërtet shumë dhe ne do të punojmë me të gjithë mundësitë tona për ta thelluar dhe avancuar më tej”,-tha Xhaçka.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.