Dita Botërore e Poezisë, poezi të zgjedhura nga Kadare te Londo, nga Arapi tek Agolli

15 poezi të mrekullueshme nga 15 poetë të medhenj shqiptarë


Nga Saimir Z. Kadiu

Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.

Po postoj 15 poezi të mrekullueshme nga 15 poetë të medhenj shqiptarë.

Duhet te jemi krenar dhe gjithashtu mirenjohes per poetet tane te medhenj qe nuk jane aspak inferior ndaj koloseve te shekullit XX si Neruda, Eliot, Rilke, Lorka, W. H. Auden, Montale, Ungaretti, Pessoa, Prevert, Eluard, Jevtushenko, Ricos…

1. BARDHYL LONDO (25 dhjetor 1949- 18 shkurt 2022)

“Veten e Vrasim Përditë”

Veten e vrasim perdite.
Ne tavolina
te pista kafenesh.
Ne rrjeshta
te ndyte gazetash.
Ne qarqe
prapesish, intrigash.
Vritemi
ne nje vdekje te ngadalte.
Dhe, oh, Zot,
s’arrijme ta kuptojme vetvrasjen tone.
Vjen pastaj nje cast.
Merr revolverin.
Kembeza
nuk hiqet.
Ke vdekur prej kohesh.
I vdekuri nuk vetvritet.

***

2. FREDERIK RESHPJA (19 korrik 1940 – 17 shkurt 2006)

“PARTISHMERIA”

Neper portat e partive rrine komunistet e djeshem
Me mesojne mua kush eshte Marksi
Neper emblemat aty-ketu
Bronx i thyer i Enverit shfaqet
Komunistet e djeshem me tituj
Te fituar ne luften e klasave
Me mesojne mua cdo te thote disidence
Me mesojne mua ç’jane prangat
Komunistet e djeshem, telefonat e djeshem
Veturat e djeshme lyer me boje
Kaloj para portave te partive i menduar
Me buken e dites ne dore…

***

3. BILAL XHAFERI (2 nentor 1935 – 14 tetor 1986)

EJA TRISHTIM

Eja, trishtim,
eja me hapa fletësh që bien nga degët,
eja me hapa shiu që këputet nga fletët…
Eja trishtim,
eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje,
eja me hapa zemrash që rrahin me dhimbje…
Eja , trishtim,
o prehër i ëmbël që nuk më braktise kurrë,
o strehë e qetësisë sime,
o ëndërrime të mia,
o gji i shpresës sime.
Eja , trishtim,
trishtim,
eja.

***

4. MOIKOM ZEQO (3 qershor 1949 – 15 qershor 2020)

“GOGENI”

Gogeni, kur u semur nga lepra e zeze
ende te gjalle e mbyllen ne shtepi:
dyert, dritaret ia gozhduan shpejt,
ne sarkofagun e lemerishem te tij.
Po brenda, brenda ishin pikturat,
ylberi i artit, magjia e bleruar,
te duart e Gogenit mbijetonte e bukura,
yllesite e zemres mrrekullisht te shqetesuara
Lepra e vdekja ia rrethuan fytyren
Gogeni s’pat frike nga disfata e castit,
muret e sarkofagut u cane lehtesisht
nga forca radioaktive e artit!

***

5. ISMAIL KADARE (28 janar 1936 -)

“TE HUAJ JEMI NE”

Te huaj jemi ne prej kohesh,
C’ish per t’u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.
Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por naten, kur i lodhuri truri,
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.
Pastaj si ne rrugica parqesh,
Shetit mes cirkovolucionesh,
Hyn neper endrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.
Pok kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti,
Dhe heshturazi del perjashta
Nga shtegu, qe del vec ti
E dita vjen. Rrjedh prape jeta.
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.

6. ALI PODRIMJA (28 gusht 1942 – 21 korrik 2012)

“KUR DO TE FLASESH ALI PODRIMJA”

Në shuplakë fiket ylli
na shikon në sy dhe përbihesh
shpinën pa na kthyer asnjëherë o ali podrimja
Rri atje nën qiellin e ftohtë dhe hesht me vjet
beson ende
në njeri
E emri të falsifikohet
mbiemri nënshkrimi datëlindja
emir i nënës i babait i vendlindjes i të parit
përrallat fëmijërore vallet lodrat
heronjtë këngët vajet kremtet
Mbi gjuhën tënde të lashtë mbi fisin
shqirren
dhe derdhen përronj të zez
E ti hesht o ali podrimja
beson ende
në njeri
Në hone të errta në bodrume mesjetare
elaborate emërtime të çuditshme rrënime
mallkime
lehje ndjekje kyçje
gjueti e egër
Ndizen fiken qirinj erë temjani pikojnë fjaët
trupat rezervati
nën sjetull të fatit dheun marrin fëmijët
Gruaja end e shkreh pëlhurën
në Kullë letre
Mbi kokë zgjatet hija sorrat korbat qiellit
kaçurrelat e verdha kreh
me një grusht dhé në gji
nisesh larg larg
Në Evropën mondane je albanais
arbëresh në Itali në Greqi arvanitas
arnaut në Turqi hamdurlah
në Amerikë mish konservash
e asgjë tjetër
e asgjë tjetër
Kushedi sa gjuhë flet zoti yt
E ti hesht o ali podrimja
beson ende
në njeri
Por por
kur do të flasësh o burrë i dheut
apo më parë duhet të lindësh
Kulmin tënd ç’e mbulojnë myshqet

***
7. LASGUSH PORADECI (27 dhjetor 1899 – 12 nentor 1987)

“MALLI”

Syri i bukur qe t’u mvrenjt
Syri yt qe me lendon
Do me lere a von a shpejt,
Do me lere a shpejt a von.
Sapo shpirti m’u delir
Shpirti im i nxire krejt
Do me lere me pahir
Syri i bukur qe t’u mvrenjt
E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me cmend
Do me lere a shpejt a von
Do me lere a von a shpejt,
Do me lere a shpejt a von,
Syri i bukur qe t’u mvrenjt
Syri yt qe me lendon.
Do me lere…A! por si
Qofte ahere ose tani
Do te qaj aq dashuri
Qe do humb me mall te ti?
Mua mendja s’m’a kupton,
Mua syri s’ma veshtron,
Po fillon edhe vajton,
E kullon, kullon, kullon:
Mall! o mall! qe vjen e shkon!
Vjen e shkon e prape vjen,
Mall qe len nga perendon:
Len e vjen e zjen e bren:
Malli mallin me s’e gjen…
8. DRITERO AGOLLI (13 tetor 1931 – 3 shkurt 2017)
“KUR TE JESH MERZITUR SHUME ”
Këtu s’do të jem, do jem larguar;
Nën tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.
Ti do trishtohesh atëherë,
Se s’do më kesh në dhomë të gjallë,
Dhe, kur në xham të fryje erë,
Do qash me erën dalëngadalë.
Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje i fshehur do të jem unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.

***

9. MARTIN CAMAJ (21 korrik 1925 – 12 mars 1992)

“VENDIT TEM “

Kur të vdes le te bahem bar
në malet e mija në pranverë,
në vjeshtë do të bahem farë.
Kur të vdes le të bahem ujë
e fryma eme avull,
në fusha do të bie si shi.
kur të vdes le të bahem gur
në skajin e vendit tem
të qindroj në kufi.

10. XHEVAIR SPAHIU (1 mars 1945-)

“BORXHET E MIJA”

Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
s’eshte asgje mbytja ne lum a ne dhomat e gazit
I kam borxhe nenes qe s’ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit qe s’ia hodha pjergullen,
i kam borxhe dashurise qe ia vodha te dielen,
i kam borxhe krimit qe s’i vura emer.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
I kam borxhe fjales qe s’e pashe ne enderr
i kam borxhe korbit qe s’ia zbardha pendet,
i kam borxhe vitit ’13 qe s’ia mbylla plaget
i kam borxhe ardhemrise qe ia lashe tek pragu
terin e nje kohe te larget.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxh te gjalleve,
u kam borxh te vdekurve;
gurin e varrit e shes
te laj borxhet.
Dhe ve piken ketu.
Tani mund te flisni
per borxhet qe me kini ju.

11. TRIFON XHAGJIKA ( 29 prill 1932 – 1963)

“KËNGA E VERBËR”

E shkreta ti, o Republikë
u blatohesh të zotërve
pa e ditur ç’janë.
Dritën ta shuajnë në terr, e ditën ta ndezin;
bukën ta shtrojnë në sofër, e duart t’i presin;
në burim të çojnë, e gojën ta mbyllin.
Ata të kthyen në metelikë!
E shkreta ti, o Republikë,
e çmendura ti, o Republikë,
gënjeshtarja ti, o Republikë,
kusarja ti, o Republikë!
Me emrin tënd, të vjedhin jetën.
Sa do të doja,që ballin e ftohtë
me dritën e rrufeshme të ma përkëdhelje,
ëndrrat e ngrira të më zgjoje.
Me tmerrin duke shkuar
do të kuptoja dashurinë e jetës,
kur je në gji të nënës.
O njerëz të thjeshtë,
ju dua!
Mund t’ju shërbej
si ushtar, si shërbëtor besnik.
Veç me mua ejani,
t’ju rrëfejë të vërtetën
që ndrit.
Të dinë udhëheqësit lart
dhe e larta Republikë
se nuk jemi
as të verbër
as të shurdhër në politikë.
O Republikë e pabesë!
T’u fala, si kristiani Krishtit,
po ç’më dhe?
Dhe diellin do të ma zësh.
Turp,
Atdhe!
S’dua të di kush je!
Tek ty jam
I lirë pa liri,
I gjallë i pajetuar,
I vdekur i pavarrosur.
O vendi im
O Republikë!
Në ç’rrugë po ecën tani
me duar të gjakosura,
me sy të çuditshëm?
Vetë jeta çudinë ta zmadhon
e të ardhmen ta shuan.
E pikëlluar
mashtrimi i buzëqesh.
Shko!
Shko, o Republikë!
Mua më duhet të eci në rrugën time.
Nga nata ilegale
ku ndrydhen qëllimet,
të dal në ditët e të ardhmes,
të ngre flamurin e besimit tim.
Aty
të shkruar e kam biografinë,
të pastër e pa njolla.
Dhe, ti,o Republikë,
e gjora republikë,
do të jesh përsëri me mua.
Po tani,
të të pështyj unë dua,
se ti nuk pate turp
të mbytësh historinë.
Me këtë këngë të verbër
të ngre në gjyq,
në gjyqin e të heshturve.
Ç’të të këndoj më? Trishtimi po më mbyt.
Lodhja dorën ma përshkon.
Por tërbimin nuk e ndal dot.
Jo!
Nuk mundem të të fal.
Gjuha mu zgjidh.
Vramë po të duash.
Në netët e tua të gjakosura
do të dëgjosh zërin tim:
“Të urrej o Republikë,
lavire e zotërve gjakprishur!”

12. ARTAN GJYZEL HASANI (1961 -)

“NJEREZ NUK KA ME…”

…mbaruan si biletat në koncerte…
statuja dylli jemi bërë prej kohësh
na shkrijnë siç duan
dhe ne ngrijmë në forma të parrezikshme
pa ëndrra dhe qëllime
në qytetin e tyre të paudhë ka rënë qetësia
kalimtarët e fundit ishim ne…
tashmë jemi të gjithë në skenë
dhe me sytë pa jetë shohim njëri tjetrin
shfaqjet moderne bëhen në vitrina
nuk kanë nevojë për spektatorë
por vetëm për pasqyra
që për sjellje të mirë na i fal regjia
ku ne kemi frikë të kërkojmë veten
dhe të lumtur që nuk e gjejmë
duartrokasim sa herë që na blejnë
ata që na kanë shitur…

13. ERVIN HATIBI (31 maj 1974 -)

“PËRMBI REVOLUCIONIN”

Më mbaruan cigaret në stacion të autobusit
Duke pritur revolucionin tjetër
Këtu kam mbetur
Gozhdë e përzhitur, e shtrembëruar
Nëpër shkrumbin e kishës së djegur.
Si nëpër pistoleta me mulli
Të gjithë janë futur kokë më kokë
Nëpër shtëpi
Gjithë revolucionet të parafundit janë
E gjithnjë jeta ime e fundme, e fundit
Lirë m’i bleve lotët, m’i bletë
Krejt trupi më dhembte nga dashuria
Për popullin e barrikadën.
Dua të vdes e ta harroj
Ta vjell. Dua të vdes kot
Ose hiç të mos vdes nëse duhet
Të vdes me qëllim
Do marr një lypës të mitur mulat
Ta ngroh e ta rris ndyrë
Ju ftoj të gjithëve në strofkën time
Të më pështyni në fytyrë
Veç të mos më provokojë njeri me plagët e veta.
Po rroftë, rroftë flamuri i ri
Edhe çdo dashuri e vjetër
Në ardhtë prapë dita, në rrugë prapë do të jem
Me gur do godas patjetër
Ata që janë rrumbull
Dhe ata që do rrinë vetëm.

14. FATOS ARAPI (19 korrik 1930 – 11 tetor 2018)

“LEXONI HESHTJEN”

Lexoni heshtjen.
Këtë forcë e qetësi shpirtërore,
që me dorë të saj vendos
epoka të tëra para e prapa jush.
Lexoni heshtjen,
Ajo do t’ju tregojë dramën e vërtetë
të një shpirti të papërlyer
me gjakun e ëndrrave hyjnore.
Lexoni heshtjen,
Zbërtheni kodin e moçëm të saj
dhe përshëndetni ditëlindjen e një shprese.

15. NDRE MJEDA (20 nentor 1866 – 1 gusht 1937)

Ëndrro. Njeri,
sot ma shum se kurr
Vepro. E len prova t‘prekshme.
Fol. E t’nihet zani deri n’skaje.
Jeto. At jet tanen, jo tjervet.
Ngihu. Me gjanat si t’mushin zemren. Pi. Bukurin e deteve e oqeaneve. Mëso. E burimi dijes mos t’dij me shterru.
Puno. Kopshtin e mendjes gjithmon. Lexo. Poemat e shpirtit tand. Kupto. Vuejtjen njerzore t’pakufi. Ndimo. At t’paudhin t’kthehet.
Ndriço. Fike terrin.
Urreji. Vetëm padrejtësi.
Duej. Duej e vetëm duej.
Dashuno. Po mos jep arsye…

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…