Turqia zhvillon dronin e ri kamikaz “Azab”

Kompania turke e teknologjisë, “Robit Technology” ka zhvilluar një dron të ri kamikaz të quajtur “Azab”


Kompania turke e teknologjisë, “Robit Technology” ka zhvilluar një dron të ri kamikaz të quajtur “Azab”, i cili arrin një distancë me rreze të gjatë fluturimi. Platforma me krahë delta dhe një kapacitet të lartë të ngarkesës i kaloi me sukses të gjitha testet e fluturimit.

Në të ardhmen e afërt është planifikuar të kryhen testet e qitjes së mjetit ajror pa pilot,raporton Anadolu Agency.

“Ne kemi bërë të gjitha testet e fluturimit. Ne kalojmë në testet e municioneve. Ne do të kryejmë teste municioni në muajt e ardhshëm”- tha Selçuk Fırat, drejtor i departamentit të produkteve në Robit Technology.

Testet e municionit pritet të përfundojnë në fund të shtatorit të këtij viti, shtoi Fırat.

“Ne jemi gati për prodhim. Do të jemi në gjendje të dorëzojmë porositë e ardhshme”, pohoi ai.

Duke theksuar se lloje të ndryshme të bombave mund të integrohen me dronin Azab, Fırat deklaroi se ai ka dy versione me hapje të krahëve me 2 metra dhe 1,5 metra.

“Azab me një hapje krahësh 2 metra mund të mbajë deri në 15 kilogramë ngarkesë”, përfundoi ai. Droni-kamikaz ka një rreze komunikimi prej 200 kilometrash dhe shkatërron objektivat me koordinatat GPS. /Top Channel

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…