24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj SHBA dhe NATO-s!

Gjeneral Piro Ahmetaj është ekspert për SK, Rajonin dhe NATO, Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut dhe Ish: Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA, Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.


Nga Gjeneral ® Piro Ahmetaj

Data 24 Mars, simbolizon përvjetorin e njē ngarje, të skalitur dhe shenjtëruar me meritë në memorien e historisē sonë kombëtare!

Në mbrëmjen e 23 Marsit 1999, misionari i paqes, Ambasadori Amerikan Richard Holbrooke, u kthye nga Beogradi në Bruksel, “fatmirësisht i dështuar” në përpjekjen e fundit diplomatike për të evituar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s.

Ditën tjetër, 24 Mars 1999, ose 24 vjet më parë, fuqia ajrore e SHBA dhe NATO-s për herë të parë u angazhuan në një luftë historike “jashtë artikullit 5”, dhe pa miratimin e Këshillit të Sigurimit (OKB-së) duke e legjetimuar njëkohësisht NATO-n si “Aleancën e lirisë dhe të besimit te vlerat demkratike” në mbarëbotën!

E parë kështu 24 Marsi 1999, jo vetëm simbolizon përvjetorin e një ngarje të shënuar në memorien tonë kombëtare por gjithashtu edhe meriton të skalitet edhe si data e mirënjohjes Kombëtare ndaj fuqise ushtarake Aleancës Transatlantike (USA/NATO) si dhe vlerave Perendimore!

Për më tepër, që kjo datë-gjarje jo vetëm shënoi nisjen e luftës për të gjunjëzuar një kriminel lufte si Millosheviçi por megjithë përpëlitjet e Ariut-Polar/Rus, kjo datë ndryshoi përjetësisht hartën gjeopolitike të Rajonit, në favor të Kombit Shqiptar.

Prandaj, kjo ngjarje mbetet pa asnjē medyshje dhe një datë e përuljes kombëtare ndaj të rënëve si dhe e nderimit më të thellë ndaj sakrificave tē papërshkruara për liri dhe pavarësi të luftëtarëve dhe popullit të Kosovës.

Në shtesë, duke e lexuar këtë ngjarje në ditët e sotme, 24 Marsi mbetet një gjarje me mesazhe shprese për fundin e turpshëm të pushtuesve gjakatarë në Ukrainë por edhe që: “Rusia – Putiniste do të gjynjëzohet e diskretituar edhe në përballjen me fuqinë ushtarake të USA/NATO-s, por edhe me kredibilitetin dhe interesat gjeopolitike të demokracisë të Aleancës Euroatlantike”!

Në përmbledhje, 24 Marsi jo vetëm që mbetet një ngjarje e lavdishme për Kosovën por edhe një datë për të na kujtuar si Komb që Aleanca Transatlantike (/NATO) meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarë Shqiptarët.

* Ekspert për Sigurinë Kombëtare, Rajonin dhe NATO,
Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut,
Ish-Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA; Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.