Ramadan Kamberi, “Kapiteni” i Përmetit!
Një nga emrat më të spikatur përmetarë: Mësues model. Drejtues shembullor. Futbollist i shquar i “24 Majit”
Nga Dash Frashëri,
moderator i grupit “Përmetarë në Vite”
Nëse ka kënaqësi më të madhe për mua, është të shkruaj dhe të risjell në vëmendje të grupit “Përmetarë në Vite”, një nga emrat më të spikatur: Ramadan Kamberin. Mësuesin model. Drejtuesin shembullor. Futbollistin e shquar të “24 Majit”.
Pasioni për futbollin është i hershëm për djaloshin Ramadan Kamberi. Një pasion familjar, në fakt.
“24 Maji” krijoi një nga ekipet më simpatike në Shqipëri dhe Ramadani i përket një plejade të shquar dhe emra të rëndësishëm të futbollit përmatar: Gigo Kosova, Sokrat Cullufe, Nuli Mevlani, Qerim Mullaraj, Lami Miti, Gjeno Nako, Ilir Hasimi, Engjell Nebiaj, Piro Duli, Vangjush Angjeli, Stathi Pani, Dine Bajrami, Agim Qypi (edhe trajner) Koli Ndreu, Astrit Bajollari, Foti Çuka, Polikron Andoni, Vladimir Topoviti, Edmond Konini, Ilir Lame, Arben Xhakolli, Ylli Dule, Sabri Shabani, Durim Qypi, Robert Dako, Aleko Kristani (portier), Avni Lapaj, Naim Qypi, Sotir Gjika, Robert Dhimitri, Josif Lipe, Arben Male, Arben Zaimi, Vladimir Sanxhaku (portier), Leonard Naçi, Kleo Sevo, etj.
Me dy kapitenët historikë të “24 Majit”: Stathi Pani dhe Koli Ndreu, Ramdani krijoi një raport sportiv dhe vëllazëror.
MËSUES DANIA
Presor Ramadani kujtohet si një nga mësuesit e dalluar të gjimnazit me emrin më të nderuar: “Sami Frashëri”, i vlerësuar si një nga shkollat e mesme më të mira në Shqipëri, me një trupë arsimatarësh që kanë formuar nxënës të shkëlqyer dhe që kanë lënë gjurmët e tyre kudo.
SHOQËRI E BUKUR
Shok dhe mik i mirë me të gjithë. Dashamirës. I qeshur. I batutave të bukura. I humorit fin.
KRYETARI I SPORTEVE
Në detyrën si Kryetari i Komitetit të Fiskulturës, Profesor Ramadan Kamberi, ideoi dhe ndërtoi një nga klubet shumësportësh model në Shqipëri. Organizoi klasat sportive nëpër shkolla dhe rrethet sportive, të cilat nxorën emra kampionësh në rang kombëtar në sporte të ndryshme.
PRIND DHE GJYSH
I martuar me Evgjeninë, një inxhiniere përmetare dhe një model i gruas përmetare në rang Republike, Ramadani krijoi një famije shembullore. Tashmë është një gjysh i lumtur.
Shkrimin tim dua ta mbyll me vargjet brilante, “Himnit të Përmetit”, shkruar me shumë dashuri nga Ramadan Kamberi
DASHURI ME BEJTE PER QYTETIN DHE VENDIN TIM
Me pathos e me kushtrim
Une e dua vendin tim
Ne gjithe rrethet ku kam qene
Dashuri me kane dhene.
Respektoj cdo qytet
Pergjerohem per ty Permet
Bere gjithshka per mua
Ndaj dhe une mbetem hua.
Se te dua pa limit
Ne cdo kohe ti ke ndrit
Miresi ke percjelle
Nga e djela ne te djele
Gjithe vitin ke shkelqim
kater stinet gjelberim,
Si nga afer dhe perqark
ke kurroren rreth e qark.
Qe s’ke det e vertete
Ke rakine lum e det
Sjell hare e dashuri
Me e kerkuar ne Shqiperi
Madje e them pa frike
Edhe ne gjithe Amerike.
Rtere kulture ne cdo pritje
I spikatur ne mikpritje
Cdo turist ngado qe vjen
Gjenee shishme ketu gjen.
Tavoline si per mbret
E gjen shtruar ne Permet
E kjo fjale e bukur doli
Nga vete dora Imzot Noli.
Krenari e gjithe Permetit
Guri i Madh- Simbol Qyteti
Miq e shoke mos lodhi kot
Eshte me i bukuri ne bote
I qendisur nga natyra
Nder shekuj s’ju vrenjt fytyra
Pershko Bredhin ane e mbane
Me i bukuri ne Ballkan
Ngado fusha, kodra,male
Por tre male formojne vargmale
Me perrenj jo rrekecke
Trebeshine- Dhembel- Nemercke
E virgjer qendron ne top
Vjosa- Simbol ne Evrope
Per shendet apo per halle
Ke burrime- ujra termale
Sa te shtrenjte ke lirine
Po aq ke dhe njerezine
Njerez te dashur e punetore
Me humor e gazmore
Nder shekuj mungoi liria
Por s’mungoi dituria
Per debimin e lanetit
Jane Viganet e Permetit
I lindi Dangellia
I nderoi Shqiperia
Ne cdo breg, koder e mal
Ata jane ne Pjedestal
Me pushke e pene per Liri
Abdyl. Naim e Sami
Gjithshka per Liri e Shqiperi
Nderi i Kombit ne perjetesi
Zonje e rende Zonje mondane
Tefta kengetare Europiane
Fshat i bukur moj Leuse
Ke nxjerre burra me namuz
Aty poshte rreze malit Nonda e Odhise Paskali
Bashke me Sejfullane
Trashegimine qe lane
I nderojme jo vetem ne
Por gjithe shqiptaret mbi kete dhe.
Nuk shkruaj per tu dukur
Ke muziken me te bukur
Me Mentor e Laver
Ke dhjetra qindra te tjere
I respektojme, i nderojme
Vaso Tole Akademik
Bardhyl Londo poet lirik
Vaske Curi nga Leshica
Et’hem Kaso nga Gorica.
Jane plot e plot te tjere
Do te shkruajme tjeter here.
O Permet,nga te huajt t’u rrit nami
E thote dora- vete Miss Durhami
“Permetin kur e pashe
Pa menduar ja cfare thashe
Mbushur me gojen plot
Qyteti me i bukur ne bote”
Te respektoj Miss Durham
Ate mendim dhe une kam
Eshte qytet i bukurise
Eshte brilant i miresise.
Keto fjale te bejtexhiut
Drejtohet me shume te riut
Permetare kudo ku jini
Ku punoni e jetoni
Permetin mos e harroni
E kujtoni dhe ndihmoni
Kete perle te Shqiperise
Vend magjik i lumturise.