Kur mblidhen durrsakët, mblidhen e bukura dhe e mira!

Çfarë janë durrsakët? Nuk e dini? Punëtorë të mëdhenj. Profesionistë, zanatçij të dorës së parë. E duan njëri-tjetrin dhe komunikojnë ëmbël


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Jo rrallë, nuk është e nevojshme të vrasësh mëndjen, për të nxjerrë tema për të shkruajtur. Veçanërisht kjo, kur është fjala për Durrësin dhe durrësakët. Nuk dua ta besoj se kemi mbetur pak. Nuk dua të ndalem këtu, ndonëse më kujtohet takimi befasues me një mikun tim të mënçur. A e dini si më tha?

– Kur lëviz nëpër Durrës, pak njerëz përshëndes, pak njerëz njoh. Dhe përgjigjen e mora kur shkova në varreza. Atje të gjithë i njihja. Atje të gjithëve u “flisja”.

Komentin për këtë, secili me lehtësi mund ta bëj. Por dua të këmbëngul në diçka tjetër, që më jep jetë, më jep kënaqësi, më jep ëmbëlësinë e fillimit të një dite të re, të bukur, plot ajër dhe dritë. Dhe kjo diçka tjetër është, kur takoj me durrësakë. Absolutisht kjo për të kundërshtuar mjedise të tjera, qoftë me këdo dhe nga ç’vënd vjen.

Por takimi me durrsakët, që jo rrallë e shoqëroj me përemrin të mi, apo i imi, më vendos në qiellin e shtatë. Nuk është trashigimi kjo dukuri, thjesht nga babai im i shtrenjtë Xhafer Qesja, por edhe nga ndjesia ime, nga punët që kam bërë dhe bëj. Kur jam me durrësakë, veçanërisht në kafetë e mia të mëngjesit, zhytem thellë në meditime dhe magjia e kënaqësisë, e të ndenjurit me ta nuk mbaron.

Kur mblidhen durrsakët! Të gjithë në mënyrën e vet, e provojnë këtë gjë. Më janë bërë takimet me durrsakët, bashkëshoqëruesit dhe bashkëudhëtarët e mi të kahkohëshëm dhe të përjetshëm, veçanërisht në kafetë turke të mëngjesit, që mezi pres të zbardhë dita e re.

Vështroni këtë foto! Nga e majta është Besnik Biduli, Ismail Burgija, Bajram Burgija, Bujar Domi, Bujar Qesja dhe Flamur Jakupi. A kam të drejtë që pohoj, se ndjehem si në qiellin e shtatë? A kam të drejtë, që në këtë mjedis të vendosë të gjykoj që jam i privilegjuar? A kam të drejtë, të strehoj mendimin se jam në ëndërr?

Mos po e zmadhoj këtë ndjesi dhe po e ngrej kot në qiell? Sado vitet po shtyjnë në thellësinë e moshës, fiqiri nuk më ka lëvizuar, për të thënë që kur jam me durrsakët fluturoj në krahët e mirësisë, bujarisë, fisnikërisë, dashurisë, joshjes miqësore të tyre. Besnik Biduli është piktor, por edhe llamarinist i aftë. Punëtor i madh. Vëllezërit Bajram dhe Ismail Burgija profesionistë të aftë, por miq të kahershëm. Po kështu Bujar Domi. Flamur Jakupi ka lënë Italinë, pasi është ende në nostalgjinë e viteve, ku së bashku punonim në pallatin e njohur “Rinia”. Me 26 prill 2023, në pallatin e vetëm të kulturës të Durrësit, do të promovojë librin: Kujtesë apo histori?

Kur mblidhen durrsakët, nuk shahet njeri. Nuk fyhet askushi. Çfarë janë durrsakët? Nuk e dini? Punëtorë të mëdhenj. Profesionistë, zanatçij të dorës së parë. Të qetë, por të vëmëndëshëm. Të urtë, por nuk ja hedh. Bëjnë sikur janë indiferentë, por janë më aktivë se aktivët. Shprehen pak për atë që dinë, por nuk thonë asgjë kur flitet për të tjerët.

Janë në punë të tyre, nuk të bezdisin, por të thumbojnë dhe janë “kryengritës” kur kërkon t’ia hedhësh. Nuk duan poste. Nuk priren për pozitë. Por detyrimet i plotësojnë, pa lënë asgjë mangut. E duan njëri-tjetrin dhe komunikojnë ëmbël. Fyerjet nuk i kanë matës të karakterit. Punojnë dhe mësojnë për t’u kulturuar dhe nuk u shkon ndërmënd të të shesin tru të tepërt. Të përmëndin se ku gabon, por edhe të lënë të biesh viktimë e mëndjemadhësisë tënde.

Mund të vazhdoja gjatë, në cilësitë e durrësakëve të mi. Janë shumë të mirë, prandaj dhe mezi pres të zbardhet, për të vrapuar tek takimet me ta. Janë kafetë e mëngjesit, që na ofrojnë. Lutemi për të kaluar ditë sa më të veçanta, tërheqëse, mbushur me lëng jetësor. Mërzitemi kur mësojmë për sëmundjet e të afërmëve, miqëve dhe shokëve. Shprehim hare kur ndeshemi me gëzime, me suksese. Këtu durrsakët, bëhen gjithnjë bashkë.
Kur mblidhen durrsakët! Shans më të madh nuk ka. Mblidhet e bukura dhe e mira, aliazhi më tërheqës i kësaj jete tonën, veçse jo shumë lakmuese. Por durrësakët e amortizojnë të keqen, të ligën, të mbrapshtën me pasurinë e shpirtit të tyre, me mjaltin që buron nga zemrat e pastra dhe të dlira.
Kur mblidhen durrësakët! Ëndrra vazhdon.

——————————
Bujar Qesja
Durrës: 26 mars 2023

Lexo më shumë nga

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…