Princ Leka II: Shqipëria ishte një arkë shpëtimi për hebrenjtë

Më 26 mars 1982, në Johanesburg të Afrikës së Jugut, lindi Princi Leka II, Trashëgimtari i Familjes Mbretërore në Shqipëri.


üNga Princ Leka II Zogu

Historia e Hebrenjve

Hyrje:

“Si do të ishte bota
nëse të gjithë do të ishin sjellë si shqiptarët?”
John L Withers II

Hebrenjte shpëtuan nga kushdo që i takoi, nga kushdo që ua hapi derën e trokitur, nga kushdo zyrtar shqiptar që ua preku letrat, nga çdo qeveritar që kishte listat e tyre, nga kushdo që nuk qëndroi indiferent ndaj tyre në atë periudhë të kobshme.

Shqipëria ishte një arkë shpëtimi për hebrenjtë e përndjekur, ku një pjesë qëndruan aty deri sa mbaroi Lufta II Botërore e një pjesë kaloi matanë drejt vendeve të tjera. Kudo në Europën Juglindore, shqiptarët u përpoqën dhe i shpëtuan hebrenjtë që kishin pranë. Gjurmët e shpëtimit gjenden në qytetet e fshatrat e Mitrovicës, Prishtinës, Gjilanit, Deçanit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Tiranës, Beratit, Krujës, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Dibrës, Burrelit, Fierit, Lushnjes, Vlorës, Delvinës, Përmetit, Gjinokastrës, etj. Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave shqiptare, sepse e dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte përndjekje të tyre, nuk kishte kuota pranimi, nuk kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte genocid ndaj kombeve të tjerë. Ato e dinin se shqiptarët kishin besë, se i hapnin derën mikut dhe kujtdo qe ishte në nevojë, se qeveria e tyre dëshironte përparimin e vendit dhe të ekonomisë, dhe se hebrenjtë vendas jetonin si gjithë të tjerët.

Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 1931, Shqipëria kishte 200 hebrenj. Sipas dokumentimeve, Kosova kishte para Luftës II Botërore rreth 600 hebrenj vendas, të cilët shpëtuan duke u zhvendosur në Shqipërinë Qendrore.

Çeshtja e shpëtimit të tërë hebrenjve në Shqipëri është bërë tashmë mjaft e njohur dhe institucioni Yad Vashem në Jeruzalem deri më tani ka dokumentuar dhe njohur zyrtarisht 70 shqiptarë si “Fisnikë” të shpëtimit të hebrenjve gjatë holokaustit. Kjo njohje si brenda ambjentit shqiptar ashtu edhe në botë ka ardhur falë punës së vazhdueshme të historianëve, veprimtarëve të çeshtjes shqiptare e shoqatave qytetare, studiuesve, gazetarëve, politikanëve, miqve dhe dashamirësve të ndryshëm.

Një dije e përbërë nga dy pjesë që plotësojnë njëra-tjetrën në lidhje me hebrenjtë e shpëtuar në Shqipëri vjen nga historianët Apostol Kotani dhe Shaban Sinani. Shaban Sinani ka hulumtuar në detin e dokumentave të arshivuara në Shqipëri dhe i ka përmbledhur ato në librin “Hebrenjtë në Shqipëri: prania dhe shpëtimi, 2009”. Nga bashkimi i listave të hollësishme dhe emër për emër nga këto dy libra del se në Shqipëri u shpëtuan deri në fund të Luftës II Botërore të paktën 2741 hebrenj. Në këtë numër përfshihen vetëm hebrenjtë e këtyre dy listave që lanë gjurmë tek njerëzit dhe nëpër dokumenta. Në këtë numër nuk përfshihen hebrenjtë që hynë me pasaporta jo të vërteta apo me emra të tjerë, ato që hynë fshehtas, ato që mund të jenë në lista të tjera, si dhe ato që nuk dihen akoma. Nga libri i Apostol Kotanit, këtij numri i shtohen edhe 53 të tjerë me të dhëna të paplotësuara.

Gjithashtu nga libri i Shaban Sinanit, këtij numri i shtohen edhe 370 anëtarë familjesh të paregjistruar si emra të veçantë, që bashkë me kryefamiljarët e tyre (të regjistruar në dokumenta dhe në listën e madhe) u tërhoqën nga Kosova drej Shqipërisë qëndrore më 1942. Si përfundim, numri i hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri arrin të paktën 3164 vetë.

Shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë pa më të voglin interes, pa më të voglin kusht, pa më të voglin përfitim apo shpërblim, dhe gjithmonë duke ruajtur kujtimet e tyre. Këta hebrenj të shpëtuar janë ato që i mbijetuan holokaustit nëpërmjet ndihmës shqiptare, që u martuan, lindën e vazhduan rrjedhën e tyre të jetës në Shqipëri e vendet e tjera. Hebrenjtë që mbetën në Shqipëri pas mbarimit të Luftës II Botërore lanë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës shqiptare dhe kujtohen me respekt.

Per here te pare e te fundit ne vitin 1929 – 1931, u be regjistrimi i lire i hebrenjve ne Shqiperi, gje qe nuk ishte bere kurre me pare as ne Europe. Ata paten mudesine e dites se shtune pushim si dhe te faltoreve te tyre.

Perpjekjet e Mbreterise Shqiptare:

Ne vitin 1933 – 1934 jane perpjekjet e Mbreterise Shqiptare me Keshilltarin e Mbretit Z. Mehmet Konica dhe Ambasadorin Amerikan Z. Herman Bernstein per sigurimin e Hebrenjve.

Mbreteria Shqiptare dhe qeveria austiake ne vitin 1930 hoqen vizat ne baze te nje marrveshje dypaleshe. Kjo gje lehtesoi hebrenjte nga Austria te vinin ne Shqiperi. Kjo konvente eshte ende ne fuqi.

Deri ne Shkurt 1939 kane qene bisedimet e fundit per te arritur marrveshje me qeverine Britanike per te mundesuar transferimin e hebrenjve sa ishin ne Palestine.

Në vitin 1930 fotografi zyrtar i Oborrit Mbreteror ishte Izraelit  (Vaisman). Ishin 15 Vaisman qe jane vendosur ne Shqiperi dhe jane te se njejtes familje te Presidentit te Izraelit Vaisman.

Mjeku i Nenes Mbretereshe Geraldine ishte hebre ( Overnofski). 7 ose 8 specialiste te Oborrit Mbreteror ishin hebrenj.

Numri i hebrenjve te hyre ne Shqiperi nga 1931 – 1939 ishte 1200 me emra e dokumenta te rregullta, pa perfshire ketu ata qe ishin me dokumneta me emra te ndryshem.

Historia e hebrenjve ne Shqiperi nga Shekulli i pare:

Tri ardhje ka patur te hebrenjve ne Shqiperi. Hebrenjtë kanë ardhur në hapësirën Shqiptare kur kanë qenë në rrezik.

a. Ne shek I pas Krishtit 3000 hebrenj kane ardhur ne Shqiperi, hebrenjte romanjot.

b. Ne shek. XV ne vitin 1492-1496 ne kohen e inkuizicionit katolik ne Spanje e Portugali ishin nje numer shume i madh i hebrenjve te ardhur ne Shqiperi aq sa 60 % e Vlores, “Avilon” ishin hebrenj, keta ishin hebrenjre safardikë. Ka fakte qe e vertetojne kete gje e nder te tjera jane Profesori Bogumil Rabah. Në historine e Shqiperise se vitit 1959 permendet ky fakt qe 60% e Vlores ishin hebrenj.

c. Ne shek XVII, pas deshtimit te kryengritjes se Sabata Zevit ne vitin 1666 ai u debua nga Perandoria Osmane per ne Shqiperi se bashku me 3000 hebrenj dhe gjenden 4 varre me emrin e tij, ne keshtjellen e “Balshes”, Ulqin, Vlore, Berat (Uznovë), Fterrë (Sarandë). Keta quheshin hebrenjte sabatazevit. Hebrenjte e Saba Zevit krijuan sektin Donme dhe u kthyen ne Bektashinj.

d. Ne vitin 1926 Lidhja e Kombeve mori vendimin per kalimin transit te tyre nepermjet Shqiperise.

Plane te Mbreterise dhe investimeve te parealizuara:

a. Bonifikimi i fushes se Myzeqese per te bere te mundur vendosjen aty te hebrenjve te ardhur e per te krijuar fshatrat e tyre.

b. Disiplinimi i lumit Buna e Drin, ngritja e hidrocentralit te Bushatit dhe hapja e tokave per te vendosur hebrenjte qe do te vinin.

c. Kalimi dhe paisja me pasaporte Shqiptare e Albert Ajnshtajnit. Pervec kesaj figure shume te njohur ishin edhe shume personalitete te tjera hebrenje te cilet erdhen ne Shqiperi te tille si: Stanisllav Zhubert ( babai i Gjeologjise), i cili erdhi ne vitin 1929 dhe zbuloi trekendeshin naftembajtes te Patos – Marins- Kucoves, Norbet Jokli ( nje nga tre baballaret e albanologjise).

d. Milan Shuflai ka ardhur ne vitin 1930 dhe ka mbajtur nje fjalim ne Parlamentin Shqiptar te asaj kohe ne gjuhen Shqipe. Mbreti Zog I kerkoi te bente “ Aktet e diplomat” si dhe historine e Shqiperise, dhe Z. Shuflaj kerkoi nje honorar nga me te shtenjtit e asaj kohe 75.000 franga ari, gje te cilen Mbreti Zog e pranoi. Z. Shuflai u vra nje muaj me vone keshtu qe u botua vetem vellimi ‘Akte e diploma”, ndersa “Biologjia e fisit Shqiptar” mbeti pergjysme

A pati ligje antihebraike ne Shqiperi?

Kjo eshte nje pyetje qe shtrohet , por qe pergjigja e kesaj pyetje eshte se qe nga viti 1933 te gjitha vendet Europiane hartuan ligje antihebraike. Te tilla hartoi edhe Italia, e cila madje i bente presion Shqiperise te hartonte ligje antihebraike, por qe kurre nuk u miratuan nga Mbreteria Shqiptare.

Ne vitin 1943 Mbreti Zog pati bisedime me Qeverine Britanike qe pas perfundimit te luftes dhe vendosjes se paqes ne Shqiperi mund te vendoseshin 25.000 hebrenj. Kjo ishte para krijimit te shtetit të Izraelit.

Shume vende jane perpjekur te demolizojne Kosoven si nje vend qe ka debuar hebrenjte dhe se 800 hebrenj i ka derguar ne kamper perqendrimi. Ne baze te fakteve 800 personat e derguar ishin Shqiptarë, Malazezë, Maqedonas dhe vetem 32 hebrenj, madje edhe per keta te 32 nuk ka te dhena qe te jene viktimizuar.

Albert Ajnshtajn, faktet e nje legjende:

Përsa i përket rastit të fizikantit Albert Ajnshtajn, i cili ka përdorur mundësinë e pajisjes me një dokument shqiptar për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, kemi dëshminë e Mbretëreshës Geraldinë. Në shumë intervista Mbretëresha ka treguar për vizitën sekrete të Ajnshtajnit në Shqipëri përgjatë 48 orëve dhe takimin e tij me Mbretin Zog. Kalimi i Ajshtajnit në Shqipëri është konfirmuar në disa drejtime: nga ish-drejtori i asaj kohe i Institutit të Fizikës, zotit Skënder Koja, i cili e kishte takuar atë, nga punonjësi i bankës Ajet Bega.

Albert Ajnshtajni ka shkuar në Bankën Shqiptare të Shqipërisë, në Tiranë, më 9 prill 1931) dhe gjithashtu doktor Jani Basho, i cili ka shërbyer si ndërmjetës në përpjekjet administrative për marrjen e dokumenteve të udhëtimit e priti fizikantin kur ai arriti në Durrës.

Fatkeqësisht shumica e dokumenteve që lidhen me kalimin e Ajnshtajnit në Shqipëri është djegur më 1945, kur klinika e doktor Bashos ishte bastisur dhe marrë nga partizanët. Ekziston, megjithatë, në arkivat kombëtare shqiptare një shënim që vërteton që Albert Ainshtajni ka bujtur në Pogradec më 10 prill 1931, datë në të cilën ai ka marrë prej doktor Bashos një pasaportë shqiptare të lëshuar me ndërhyrjen vetjake të Mbretit Zog.

Besa Shqiptare:

Kodi i mikpritjes, (besa), ka bërë të vetën, ai ishte shfaqur dukshëm. Shqiptarët e kanë konsideruar si detyrë që të mbrojnë dhe të fshehin hebrejtë që i iknin persekutimeve, në një kohë kur kombe të mëdha europiane i përzinin ata. Në Shqipëri nuk ka asnjë listë dhënë fashistëve dhe asnjë internim. Numri i hebrejve të shpëtuar është vlerësuar në më shumë se 3 000. Më 2005-ën “Memorial Museum of The Holocaust” kishte regjistruar 2 640.

Perfundimi:

Ka një varg burimesh që më shumë mund të quhen shtyp, se arkiva, janë shtypshkrime zyrtare, shtojca të “Gazetës zyrtare”, që përmbajnë akte zyrtare të qarkulluara në rrethe të gjera, ndonëse “për përdorim të brendshëm”, si qarkoret, udhëzimet, urdhëresat, aktet rregulluese të sjelljes zyrtare me hebrenjtë. Keto burime janë të vetmet evidenca që ekzistojnë mbi hebrenjtë ne Shqiperi e Kosovë.

Ky episod i historisë së shqiptareve, tregon me se miri vlerat e larta te burrerise dhe mikepritjes sone Kombetare. Gjithcka qe pasqurova me lart, bazuar mbi dokumente arkivore apo libra te ndryshem, tregon me se miri atë cfare kanë bërë Mbreti Zog I, qevëria që ai drejtonte dhe populli shqiptar në strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve.

Punim Diplome 2010, Marrëdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci. (texti nuk eshte i plote) UNI.M.Iliria

Marrë nga Faqja Zyrtare e Familjes Mbretërore Shqiptare

Lexo më shumë nga

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…