Begaj-Van der Bellen: Dialogu, rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pret presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj theksoi sot se “jemi plotësisht të bindur se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin federal të Republikës së Austrisë Alexander Van der Bellen, i pyetur lidhur me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë dhe a ndikon konflikti midis vendeve fqinje në rajon, Begaj tha se “është e vërtetë që dje ka pasur një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Për ne Kosova është e një rëndësie prioritare. Kemi diskutuar gjerësisht rreth procesit të marrëveshjes së arritur në Bashkimin Europian dhe aneksit të kësaj marrëveshjeje në Ohër”.

“Është një dakordësim publik i përshëndetur nga ana ime sepse fqinjin, themi ne shqiptarët, nuk e zgjedhim ne, fqinji është aty dhe nëse kemi mosmarrëveshje me dikë, mosmarrëveshjet zgjidhen nëpërmjet dialogut. Në asnjë rast, në asnjë rrethanë si President i Republikës së Shqipërisë nuk do të pranoja që të kishte një Republikë Srpska në Kosovë dhe me sa di nuk është mbështetur as nga SHBA, të cilët janë një partner strategjik i joni”, nënvizoi Begaj.

Begaj u shpreh se “besoj se në kuadrin e asaj marrëveshjeje ku në kuadrin e një vetëmenaxhimi apo gjetje me të drejtat komunitare sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës besoj do të jetë zgjidhja e duhur. Është e rëndësishme të vendoset një paqe midis Kosovës dhe Serbisë, për zgjidhje të mosmarrëveshjeve për respektim të minoriteteve dhe për të punuar fort që rajoni të integrohet në BE dhe të ketë më shumë prosperitet për njerëzit që jetojnë në rajon”.

Ndërsa presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen tha se, “unë vetëm e mbështes atë çfarë tha Presidenti Begaj, bisedimet, negociatat në Ohër me pjesëmarrjen e Borrell mendoj që mund të ishte një gur themelor në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Siç e dini, në fakt u bë një lloj marrëveshjeje, por në mungesë të një nënshkrimi zyrtar nga pjesëmarrësit, nga presidentët”.

“Megjithatë kjo patjetër që është një afrim në këtë proces që nuk duhet nënvlerësuar. Në fakt unë e kam parë nga afër sepse e kemi pasur presidentin Vuçiç dhe presidentin e atëhershëm të Kosovës në Alpah në Austri, që kanë bërë biseda të dy së bashku. Që atëherë ka qenë goxha përparësi që u fol direkt njëri me tjetrin, edhe pse nuk pati rezultate konkrete, por palët biseduan së bashku nga afër”, tha Van der Bellen.

Presidenti Van der Bellen u shpreh se “dialogu midis këtyre vendeve sigurisht që është i vështirë, por të dy janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje nga të dyja palët, të dyja vendet nuk do kenë të ardhme drejt Bashkimit Europian”.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…