Kanali britanik Channel 14: “Mrekullitë e Shqipërisë”

Bukuritë natyrore dhe historike të Shqipërisë vijojnë të tërheqin vëmendjen e medieve ndërkombëtare.


Bukuritë natyrore dhe historike të Shqipërisë vijojnë të tërheqin vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Këtë herë, kanali britanik Channel 14, ka transmetuar një reportazh mbi thesaret e tokës që promovon Shqipërinë turistike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga xhirimet nëpër Shqipëri të Bettany Hughes, e cila gjatë kësaj fundjave transmetoi në kanalin britanik Channel4, për miliona shikues, “Mrekullitë e Shqipërisë”.

“Bettany do të rikthehet sërish në Tiranë për të marrë pjesë në FESTAForum që e organizojmë në 3-5 prill”, theksoi Kumbaro.

Mirëmëngjes ? me të mrekullueshmen Bettany Hughes përmes xhirimeve të saj nëpër Shqipëri, që gjatë kësaj fundjave…

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Sunday, March 26, 2023

Hughes ftoi turistët të eksplorojnë bukuritë e Shqipërisë, që nga qytetet mahnitëse romake, te arkeologjia e mesjetës së hershme, nga xhevahiret e qytetërimit Osman, deri te bunkerët brutalë komunistë.

Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022.

Në shkurt të 2022 vendi ynë u vizitua nga 200 997 turistë të huaj, në shkurt të 2023 nga 309 325 turistë të huaj, pra 54% më shumë se vitin e kaluar. Ndërsa në janar- shkurt të 2022 u vizitua nga 395 234 dhe në janar-shkurt 2023 686 536 turistë të huaj, pra 74% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Shqipëria është e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet malore dhe bregdeti mahnitës, të cilat i gjejmë shpesh edhe në guidat e revistat më prestigjioze në botë. Por, përveç këtyre, një vend të veçantë po zë gjithnjë e më shumë turizmi kulturor, ku muzetë dhe kalatë e shumta anembanë Shqipërisë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj. /ATSH

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…