“Kryemjeshtri” Driton Kuka, trajneri që ka prekur majat botërore në xhudo

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në promovimin e librit “Kryemjeshtri”, kushtuar trajnerit Dritan Kuka


Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në promovimin e librit “Kryemjeshtri”, kushtuar rrugëtimit të trajnerit Dritan Kuka, që ka prekur majat botërore të sportit olimpik të xhudos.

Në këtë promovim të zhvilluar në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri ishin të pranishme edhe kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Rama tha se “sot këtu prezantojmë librin “Kryemjeshtri” dhe mbi të gjitha të kemi vetë personazhet e librit, se këtu natyrisht kryemjeshtri është një personazh, por pa personazhet e tjera edhe mjeshtëria e tij nuk mund të kuptohet”.

“Kam bërë disa detyra shtëpie do të dëshiroja që ta nxisja bisedën duke shpresuar që do të mund të nxjerrim diçka më shumë se çfarë thuhet në libër dhe patjetër duke besuar që përmes kësaj bisede edhe të tjerët do të interesohen se do ta shohin nga më afër këtë histori, e cila në këndvështrimin tim nuk mund të jetë të jesh një mjeshtëri sporti, por më shumë se sa kaq është një histori e jashtëzakonshme pasioni, ambicieje dhe këmbënguljeje për të realizuar të paimagjinueshmen. Besoj që vetëm në kohën e Dritonit mund të ketë ekzistuar ambicia për të sjellë në Kosovë medalje ari nga lojërat olimpike”, theksoi Rama.

?????Trajneri Driton Kuka, djali pejan me një numër të madh rekordesh

?????Trajneri Driton Kuka, djali pejan me një numër të madh rekordesh që ka prekur majat botërore të sportit olimpik të judo-s, i ftuar në COD, së bashku me kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, në një diskutim të hapur mbi rrugëtimin e trajnerit "kryemjeshtër" në sport?

#TëBashkuarJoTëNdarë?
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??
#SkaKohëPërPushim?‍♀️??‍♂️

Posted by Edi Rama on Tuesday, March 28, 2023

Kreu i ekzekutivit u shpreh: “Pastaj me shumë pak të tjerë kjo ambicie është kultivuar deri sa ka shpërthyer në një sukses të jashtëzakonshëm, nuk them dot tani se është i papërsëritshëm, pasi vlera tjetër e shtuar e këtij suksesi përbën forcën e një shembulli që me siguri do të frymëzojë të tjerë dhe pa asnjë diskutim në momente të caktuara, do të sjellë të tjera suksese si rezultat i dhënies së provës se nuk ka asgjë të pamundur kur njeriu shikon me sy hapur një ëndërr dhe ka kurajon, pasionin dhe gatishmërinë t’i shkojë pas asaj ëndrre duke pranuar të gjitha sakrificat, mundimet, rrëzimet, zhgënjimet që janë të pashmangshme dhe duke ia dalë në fund”.

Më tej Rama e pyeti trajnerin Kuka se çfarë po mendonte në momentin kur sportistja që ai kishte stërvitur, Majlinda Kelmendi u shpall kampione në disiplinën e judo-s në lojërat olimpike të Rio de Janieros në vitin 2016.

Trajneri Kuka tha se “në 2009 Majlinda u shpall kampione për moshat e reja dhe ka dominuar botën. Pas vitit 2009 për 4 vite nuk e kemi pasur asnjë medalje elitare. Një moment në kokën time kam pasur dilema nëse do të arrij të ndërtojë një kampione botërore për reja që të shkëlqejë edhe për të arritur. Viti 2013 ka qenë viti i kthesës kur Majlinda është bërë kampione në botërore , pastaj saj kanë filluar edhe rezultatet edhe Nora, pastaj kam filluar të ëndërroj edhe Olimpiadën. Pas 2 titujve botërorë dominimi i Majlindës ka bërë që të ëndërroj edhe medaljen Olimpike”.

Kryeministri Rama tha se “është e pashmangshme që të mos merremi me një aspekt të gjithë kësaj historie që është një aspekt jo sportiv, por që është në sfondin e kësaj historie. Besoj që ajo që e bën këtë histori një histori të jashtëzakonshme, nuk është thjesht fakti që është një histori që zhvillohet në një vend të vogël, në një vend relativisht të varfër, në një vend larg metropoleve, larg zhvillimeve teknologjike madje, edhe aty në atë vend në një qytet të vogël të atij vendi jo në kryeqytet, kjo në vetvete është një gjë e jashtëzakonshme, por ajo që e bën këtë histori një histori unikale, është fakti që historia e këtij suksesi sportiv, zhvillohet paralelisht me historinë e lindjes së një shteti dhe ka në gjithë prapavijën e vetë një periudhë përballje me vdekjen, përballje me humbjen e jetës, me humbjen e njerëzve të njohur, me humbjen e njerëzve të afërt dhe këtu në libër ka një moment që unë besoj që duhet me patjetër të konsiderohet si një moment indirekt, por ama pazgjidhshmërisht përcakton një pjesë të rëndësishme të këtij suksesi që është momenti i asaj që autori e quan “ditëlindja e dytë” e që ka të bëjë pikërisht me një situatë rreziku për jetën”.

“Ndoshta nuk është pjesa më e kënaqshme e bisedës, por besoj se nuk e lemë dot pa e prekur këtë pjesë. Jo për aspektin episodik ose të rrëfimit të vetvetes si ndodhi, ku ndodhi e të tjerë, e të tjerë, po për aspektin e gjurmës që ka lënë ky moment dhe gjithë lufta e gjithë ajo periudhë në këtë histori sportive. Nuk e di pse, por edhe duke lexuar librin, por edhe duke menduar për këtë histori suksesi sidomos pasi unë jam njohur me vajzat dhe Dritonin, gjithmonë kam besuar me ose pa vetëdije, kjo dalja nga lufta dhe kapërcimi i një momenti aq tragjik, dramatik, po dhe heroik dhe euforik po të doni i lindjes së një shteti ku gjithë kjo skuadër nuk është thjesht skuadër sporti, por është dhe një komunitet njerëzish që kanë marrë pjesë në këtë rrugëtim ka dhënë një forcë ekstra. Mbase gabohem, por kam përshtypjen që i ka dhënë një forcë. Si njeriu që i ka parë të gjitha dhe ka arritur deri te vdekja ta shohë me sy e pastaj në një tapet ku përballet me një garë që është një garë që në fund të ditës prap mbetet sport, ka një marzh më shumë, ka një forcë më shumë, ka një nxitje më shumë. Nuk e di, mbase është thjeshtë ajo pjesa e përpjekjes për të kuptuar dhe komentuar, por unë do doja ta përballja këtë përshtypje me si e shikoni ju, pra në këtë rast të gjithë ju, por duke u nisur nga kjo “ditëlindja e dytë””, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se “e fundit që kam unë për veten time nga libri është pjesa ku pasi ecën e ecën në libër dhe ndjek Dritonin, pastaj Majlindën, pastaj daljen e dy kampioneve të tjera, është pjesa e historisë që ne e dimë, ishte dhe një djalë aty që del që unë nuk e dija dhe pastaj në fund të librit ka një pjesë shumë të bukur, për mua, ku shfaqen disa emra të tjerë që ne nuk i njohim dhe këta nuk janë më dy por pesë që përmenden; Laura, Flaka, Erza, Shpati dhe Erdani që është prekëse sepse jo vetëm që historia vazhdon dhe nuk ka mbaruar, por shtohen “inatçinjtë” që duan të marrin medalje dhe kjo më bëri të mendoj që nëse do kemi dakordësi me Dritonin dhe zotërinë këtu, se është dhe një personazh tjetër pas kësaj historie suksesi, por nuk ke çfarë bën, jo të gjithë dalin nëpër libra, nëse do ishin dakord, unë mendoj që është momenti i duhur që ne të angazhohemi me Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit dhe me Ministrinë e Kulturës dhe me Ministrinë e Mbrojtjes për të financuar një dokumentar me synimin që, jo vetëm të jetë një dokumentar thjesht për konsum të brendshëm këtu, por të jetë një dokumentar për ta çuar nëpër festivale ndërkombëtare dhe pse i solla të treja këto ministri? Jo thjesht për çështjen e buxhetit, por sepse janë tre ministri të lidhura me këtë histori”.

“Kjo, e thashë dhe në fillim, kjo nuk është një histori e thjeshtë sporti; kjo është një histori kulture, kjo është një histori edukimi, kjo është dhe një histori që lidh nëpërmjet dy vajzave sot e mësova që Majlinda nuk qenka akoma. Po, duhet patjetër dhe do ta bëjmë Majlindën menjëherë sepse është nder i madh për Forcat tona të Armatosura, është nder i madh për ne që ta kemi dhe Majlindën, por kjo është thjesht çështje vlerësimi, çështje mbështetje e gjithë këtyre kampionëve që janë vajzat që janë këtu, por dhe që i kishim sot disa për t’i krijuar një lehtësi financiare gjithë jetën sepse do vazhdojmë të trajtohen nga Ministria e Mbrojtjes në bazë të ligjit që ne kemi bërë si ushtarakë të lartë në grada të larta sipas medaljeve, por edhe në pension e pastaj do ta marrin pensionin si të kenë shërbyer në Forcat e Armatosura, por është dhe një aspekt tjetër përveç këtij aspekti”, tha Rama.

Ne duam, shtoi Rama, që kur këto të shkëputen ose kur të gjithë këta, se janë dhe të tjerë, nga angazhimi i drejtpërdrejtë me sportin dhe nuk do jenë oficerë që do futen në ushtri, por dëshirojmë të jenë mentorë të ushtarakëve të rinj, të jenë mentorë të Forcave tona të Armatosura, të Akademisë së Rendit sepse kanë forcën e një shembulli të madh suksesi, disipline, vullneti, ambicie, durimi, por nga ana tjetër, kanë një eksperiencë të jashtëzakonshme stërvitjeje fizike.

“E vërteta e do që në fakt të thuhet që këta e kanë çuar flamurin e Kosovës edhe në mes të Rusisë me forcën e talentit dhe të këmbënguljes së tyre, por kjo nuk e fajëson politikën e Kosovës. Në rastin konkret, sporti, kultura hapin rrugë që politika nuk i hap dot vet dhe krijojnë kushte për shumë njerëz që përndryshe s’do e kishin dëgjuar kurrë Kosovën, që përndryshe s’do e kishin dëgjuar kurrë Shqipërinë, që nuk janë konsumatorë të politikës ndërkombëtare, nuk janë konsumatorë lajmesh të jashtme. Për cilën arsye për shembull japonezët do dëgjonin Kosovën? Flas për atë audiencë të sportdashësve në lojërat olimpike apo për cilën arsye të tjerë nëse nuk do ishin këto mundësi që krijon sporti përmes talenteve të veta. Dua ta mbyll, meqë u përmend këtu qendra sportive, kemi një projekt të madh me KOKSH-in për të ndërtuar një qendër olimpike moderne, kemi gjetur edhe terrenin besoj. Kemi pasur dy tre opsione, por besoj që tani kemi një ide të qartë se ku dhe ajo Qendër Kombëtare Olimpike do jetë qendër kombëtare për Shqipërinë dhe për Kosovën, kështu e kemi të konceptuar ku të gjitha ekipet kombëtare që kanë kompeticione për të cilat duhet të grumbullohen dhe të zhvillojnë stërvitjet e tyre me të gjitha kushtet, me palestrën, me hotelin, me gjithë fitness-in, sallat e rekreacionit plus pishinën e të gjitha, të kenë mundësi ta bëjnë këtë gjë në këtë qendër olimpike”, theksoi Rama.

Rama u shpreh se “është një projekt i madh dhe ambicioz por ne do ta realizojmë me patjetër dhe ndërkohë nuk diskutohet që do ishte fantastike sikur drejtori të merrte, si të thuash, të mbikëqyrte një rrjet më të madh sportistësh, por kjo sigurisht varet nga shumë gjëra që unë nuk jam në gjendje t’i di dhe t’i them dhe tani na takon që të bëjmë filmin për audiencën ndërkombëtare, na takon që të rekrutojmë Majlindën në Forcat e Armatosura, bashkë me këta kampionët që i kishim sot, u dhamë gjithë ato yje mirënjohjeje dhe sapo dëgjuam që i paskemi harruar dhe e treta, t’i japim Dritonit pasaportën, meqë gruaja e mori për vete dhe nuk u kujtua për burrin”. ATSH

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…