“Österreichischer Rundfunk”: Vjosa, me pamje magjepsëse!

Media më e madhe në Austri, i ka kushtuar një kronikë të gjatë lumit Vjosa, i shpallur Park Kombëtar.


“Österreichischer Rundfunk”, media më e madhe në Austri, i ka kushtuar një kronikë të gjatë lumit Vjosa, i shpallur Park Kombëtar.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale kronikën e shfaqur në median austriake.

“Me pamjet magjepsëse të Vjosës në ditën e shpalljes Park Kombëtar, ORF – Österreichischer Rundfunk – media më e madhe në Austri i kushtoi së fundi këtë kronikë të gjatë gjithë përpjekjes sonë për ta ruajtur të paprekur dhe të bukur siç është, por edhe për ta promovuar ndërkombëtarisht modelin unik në Europë të një Parku Kombëtar të një Lumi të Egër”, theksoi Kumbaro.

Në 13 mars lumi i Vjosës, i fundit i egër në Europë, u shpall nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “park natyror”.

Në 13 qershor 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Për shkak se, lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare.

? Me pamjet magjepsëse të Vjosës në ditën e shpalljes Park Kombëtar, #ORF – Österreichischer Rundfunk – media më e madhe në Austri ???? i kushtoi së fundi këtë kronikë të gjatë gjithë përpjekjes sonë për ta ruajtur të paprekur dhe të bukur siç është, por edhe për ta promovuar ndërkombëtarisht modelin unik në Europë të një Parku Kombëtar të një Lumi të Egër ????

#VjosaNationalPark

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Monday, March 27, 2023

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”