Vdekja e mistershme e djalit të Stalinit

Sipas dokumentave gjermane ai u vra nga rojet e kampit te perqendrimit Sachsenhausen, me 14 prill 1943.


Nga Saimir Z. Kadiu

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Jakov Dzhugashvili, djali i madh i Stalinit (me gruan e pare), shërbeu në radhët e Ushtrisë së Kuqe me gradën e togerit.

Në vitin 1941, kur Gjermania pushtoi Bashkimin Sovjetik, Jakovi u kap rob nga gjermanet gjatë Betejës së Smolenskut.

Zyrtarisht, sipas dokumentave gjermane ai u vra nga rojet e kampit te perqendrimit Sachsenhausen me 14 prill 1943.

Lidhur me vdekjen e të djalit të madh të Stalinit, ne kampin e Perqendrimit Sachsenhausen ne prill 1943, nuk ka pasur asnjëherë qartësi.

Sipas disa varianteve, ai vdiq buzë gardhit të elektrizuar të kampit të përqendrimit në Sashenhausen, gjatë një përpjekje për t’u arratisur; sipas disa të tjerëve ai u vra nga një roje nazist për mosbindje ndaj një urdhri: ndërsa Jakov ishte duke shëtitur nëpër kamp, një roje e urdhëroi të kthehet urgjentisht në kazermë, dhe kur ai refuzoi roja e qëlloi menjëherë në kokë për vdekje.

Sachsenhausen ishte nje kamp i tmerrshem. Djalit te Stalinit megjithate iu akorduan disa priviligje. Ai qendroi ne nje dhome te madhe me 5 te burgosur te tjere,. Njeri prej tyre ishte rus (Wassili Kokorin, nipi I Ministrit te Jashtem Sovjetik Molotov) te tjeret ishin britanike Cushing, William Murphy, Andrew Walsh dhe Patrick O’Brien.

Cushing i cili jetoi edhe shume vite pas Luftes ka treguar qe Jakovi mbajti nje qendrim pro te jatit te tij dhe pro luftes kunder nazismit. Bile ne momente deliri i kercenonte britaniket qe Ushtria e Kuqe do te shkoje deri ne Spanje per te lare njehere e mire hesapet me te gjithe monarket, lorded, baronet qe kane shtypur popujt e tyre.

Ka patur gjithashtu perpjekje nga gjermanet per shkembimin e djalit te Stalinit me rober gjermane. Bile Hitleri kerkoi te shkembente djalin e Stalinit me nipin e tij Leo Raubal, por nuk arrit asnje marreveshje.

Stalini ishte gjithmone kunder.

Ekziston edhe një variant tjetër, që ia atribuon vdekjen e Jakovit hedhjen së qëllimshme mbi gardhin elektrik të kampit me synimin për t’u vetëvrarë, si një akt ekstrem proteste, për shkak të mosmarrëveshjeve të ashpra me robëritë britanikë, të cilët e fajësonin se linte përherë WC-në të pa papastër.

Lidhur me kete version, Milan Kundera, në librin e tij “Lehtësia e papërballueshme e qenies”, shkruan:
Ne vitin 1980, nga nje artikull i publikuar ne Sunday Times, mesuam si vdiq i biri i Stalinit, Jakovi.

“Not until 1980 were we able to read in the Sunday Times how Stalin’s son, Yakov, died. Captured by the Germans during the Second World War, he was placed in a camp together with a group of British officers. They shared a latrine. Stalin’s son habitually left a foul mess. The British officers resented having their latrine smeared with shit, even if it was the shit of the son of the most powerful man in the world. They brought the matter to his attention. He took offense. They brought it to his attention again and again, and tried to make him clean the latrine. He raged, argued, and fought. Finally, he demanded a hearing with the camp commander. He wanted the commander to act as arbiter. But the arrogant German refused to talk about shit. Stalin’s son could not stand the humiliation. Crying out to heaven in the most terrifying of Russian curses, he took a running jump into the electrified barbed-wire fence that surrounded the camp. He hit the target. His body, which would never again make a mess of the Britishers’ latrine, was pinned to the wire”.

(perkthimi shqip)

” I kapur rob gjate Luftes se Dyte Boterore, ai ishte internuar ne te njejtin kamp me oficeret angleze. Ata kishin nevojtore te perbashketa. I biri i Stalinit e linte gjithmone te piste nevojtoren. Anglezet nuk donin t’i shihnin nevojtoret te qelbura mut, edhe sikur te ishte muti i djalit te njeriut me te fuqishem te botes. Ata i terhoqen verejtjen. Ai u fye. E qortuan perseri dhe e detyruan te pastronte nevojtoret. Ai u nxeh, u zu dhe u rrah me ta. Me ne fund, kerkoi te dilte ne raport para komandanti te kampit. Donte qe konfliktin ta zgjidhte komandanti. Por gjermani ishte shume i fryre nga epersia e vet dhe nuk mund te fliste per mutra. I biri i Stalinit nuk e duroi dot poshterimin. Duke shfryre drej qiellit mallkime te tmerrshme ruse, u versul drej telave me gjemba me rryme elektrike qe rrethonin kampin. Ai ra mbi tela. Trupi i tij qe nuk do te felliqte me nevojtoret angleze, mbeti i varur aty.”

Dhe me pas edhe ne menyre tallese dhe cinike Kundera vazhdon:

“Djali i Stalinit dha jetën e tij për ca mutra. Por, të vdesësh për to, s’do të thotë të vdesësh pa një ndjenjë. Gjermanët që sakrifikuan jetën e tyre për të zgjeruar më në lindje territoret e Rajhut, rusët të cilët vdiqën sepse donin që fuqia e vendit të tyre të shtrihej më tej në perëndim. Ata vdiqën për diçka më idiote, dhe vdekja e tyre është e pakuptimtë dhe pa ndonjë vlerë të përgjithshme. Vdekja e djalit të Stalinit ishte ndërkohë në marrëzinë e përgjithshme të luftës, e vetmja vdekje metafizike!”
Por ka edhe nje version tjeter qe justifikon vdekjen e Jakovit.

Ne kamp ai u miqesua me shume te burgosur polake me disa prej te cileve ai beri edhe perpjekje arratisjeje. Por ne mars 1943 u zbuluan dokumentet per masakren e 20 mije oficereve polake ne Pyllin e Katinit, ku Stalini ishte arkitekti i saj.

Jakovi u trondit shume dhe ndjehej shume i turperuar perpara miqve polake te kampit dhe per kete aresye vendosi te shkonte vete drejt vdekjes.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…