“Ylli i Mirënjohjes Publike”, Rama dekoron shtatë sportistë elitarë

U dekoruan Briken Calja, Erkand Qerimaj, Zelimkhan Abakarov, Eklent Kaçi, Lara Colturi, Alban Beqiri dhe Gentiana Beqa.


Kryeministri Edi Rama dekoroi sot shtatë sportistë elitarë me Medaljen e Mirënjohjes Publike, respektivisht me “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” për peshëngritësit Briken Calja e Erkand Qerimaj dhe mundësin Zelimkhan Abakarov, ndërsa me “Ylli i Mirënjohjes Publike” Eklent Kaçin, skiatoren Lara Colturi, boksierin Alban Beqirin dhe bodybuilding Gentiana Beqa.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, Rama u shpreh se “është nder që sot në vazhdën e një tradite që ka nisur me kampionen tonë të jashtëzakonshme Luiza, të nderojmë me një ceremoni familjare disa kampionë të tjerë, që kanë ngritur lart flamurin tonë kombëtar në arenën botërore”.

Për vitin 2022 kanë përfituar shpërblim gjithsej 54 protagonistë, ndër të cilët 27 shpërblime janë akorduar për sportistët, ndër ta si Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Krenar Shoraj, Artur Lagja, së bashku me 27 trajnerët e tyre.

Gjithashtu, për herë të parë sportistët si Izmir Smalaj, Luiza Gega, Heidi Velikaj e Redia Dauti kanë përfituar shpërblim për fitimin e titullit Kampion Ballkani.

Edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, reagoi në rrjetet sociale.

“Ylli i Mirënjohjes Publike” ?është titulli që iu akordua sot nga kryeministri Edi Rama 7 sportistëve elitarë shqiptarë për suksesin e arritur në kampionate evropiane dhe botërore ? në disiplina të ndryshme.?‍♂️?‍♀️⛷️??
Mbështetja jonë për sportistët elitarë do të vazhdojë, jo vetëm me shpërblime monetare, por edhe me respekt e dinjitet, ashtu siç e meritojnë. ?
Një falënderim ? të përzemërt për çdo kampion që ngre lart flamurin shqiptar ?? në arenën ndërkombëtare e që shërben si model frymëzimi për nxënësit dhe rininë shqiptare.
#YlliIMirënjohjes ?
#SportiElitar

“Ylli i Mirënjohjes Publike” ?është titulli që iu akordua sot nga kryeministri Edi Rama 7 sportistëve elitarë shqiptarë…

Posted by Evis Kushi on Tuesday, March 28, 2023

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!