Shqipëri-Austri, bashkëpunim në fushën e forcimit të sundimit të ligjit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ministrja e Drejtësisë e Austrisë Alma Zadić


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka nënshkruar një ditë më parë me ministren e Drejtësisë në Republikën Federale të Austrisë Alma Zadić, deklaratën e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

Manja e ka cilësuar takimin me homologen e tij të Austrisë si të frytshëm për drejtësinë.

“Si mike e vjetër dhe e çmuar e Shqipërisë, i jemi thellësisht mirënjohës Republikës Federale të Austrisë për mbështetjen pa kushte për forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, si garanci për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, shprehet ministri në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja e Drejtësisë në Republikën Federale të Austrisë, Alma Zadić zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Ndërsa Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA) zhvillon edhe një tryezë diskutimi në Ministrinë e Drejtësisë me institucionet që kanë përfituar projekte në fushën e drejtësisë me prezencë të Presidentit Alexander Van der Bellen si dhe dy ministrave Zadić dhe Manja.Manja thekson se në këtë tryeze u prezantuan të gjitha projektet që mbështeten nga Agjencia Austriake për Zhvillim në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

“Prania e Presidentit Alexander Van der Bellen dhe ministres së Drejtësisë Zadić në Ministrinë e Drejtësisë është tregues i fortë i miqësisë së hershme mes dy vendeve tona dhe i mbështetjes së projekteve në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë drejtësinë që meritojnë dhe për të shkurtuar rrugën tonë drejt BE”, deklaroi ministri Manja. – ATSH

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…