Presidenca ndriçohet blu në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Institucioni i Presidentit u ndriçua me ngjyrën blu në sintoni me institucione të tjera kudo në botë, ndërsa dha edhe një mesazh.


Presidenca u ndriçua mbrëmjen e sotme me dritë blu në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

Institucioni i Presidentit u ndriçua me ngjyrën blu në sintoni me institucione të tjera kudo në botë, ndërsa dha edhe një mesazh.

“Le të tregojme të gjithë së bashku më shumë dashuri, më shumë kujdes, më shumë vëmendje institucionale ndaj personave me çrregullime të spektrit autik!”, thuhet në mesazhin që shoqëron pamjet e institucionit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Institucioni i Presidentit u ndriçua me ngjyrën blu në sintoni me institucione të tjera kudo në botë.
Le të tregojme të gjithë së bashku më shumë dashuri, më shumë kujdes, më shumë vëmendje institucionale ndaj personave me çrregullime të spektrit autik! #lightitupblue

Posted by Bajram Begaj on Sunday, April 2, 2023

Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas. /ATSH

Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!