“Rikard, përcjellja e fundit” në Përjetësi!

Regjisori Mevlan Shanaj dhe skenaristja Natasha Lako shfaqën dje dokumentarin kushtuar aktorit Rikard Ljarja


Nga Ilir Çumani

Regjisori dhe aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj dhe skenaristja Natasha Lako, mbrëmë na surprizuan me një produksion fantastik mbi një vepër filmike të karakterit memuaristik, kushtuar njërit prej artistëve të rrallë e multidimensional në historinë e Filmit Shqiptar, aktorit, regjisorit, publicistit, shkrimtarit, piktorit, muzikantit, RIKARD LJARJA.

Pjesëmarrja i shumtë në celebrimin i këtij dokumentari kishte tejmbushur përtej kapaciteteve sallën e Kinema “Milenium” me kolegë – artistë pafund, miq e dashamirës të artistit të madh, i ndarë nga jeta tre vjet më parë.

Kjo vepër filmike memuaristike, kushtuar aktorit dhe regjisorit të madh, ishte një dokumentar mjaft i kuruar në mënyrë skrupuloze, plotë sqimë, ku në çdo detaj pëcillte shumë emocione në të gjitha komponentët e tij.

Me një mjeshtëri të rrallë, përmes narrativës, gjuhës së pasur, mjeteve shprehëse dhe imazheve, intervistave pafund e detajeve të shfaqura në film, regjisori Shanaj rrekej të ndriçonte të gjitha aspektet nga jeta e Rikardit që në fillimet e tij artistike që nis në qytetin e tij të lindjes në Shkodër, dhe deri në të gjitha sukseset që e shoqëruan dhe e formuan atë si një personalitet të madh dhe të padiskutueshëm duke zënë në vend meritor në Panteonin e Artit Shqiptar.

Regjisori dhe i gjithë stafi realizator kanë mëtuar përmes kësaj vepre filmike të skalisin mjeshtërisht dhe me vërtetësi të gjithë personalitetin e artistit, me një gjuhë të thjeshtë dhe të qartë ata i paraqesin publikut të gjithë dimensionin real artistik dhe njerëzor të Njeriut modest në madhështinë e tij, por edhe me një emër po aq të veçantë.

Faleminderit Mevlan Mevlan Shanaj dhe Natasha Lako, për emocionet që na dhatë në një mbrëmje kaq të veçantë për një artist po aq të veçantë.

Tiranë, 2 Prill 2023

 

Pas premierës së dok ” Rikard” në kinema Millennium! Emocion i veçantë nga pritja e shikuesëve! Ju falënderoj! Nesër të dielën në
Ora 16.35 në TVSH

Posted by Mevlan Shanaj on Saturday, April 1, 2023

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…