Kryeministri Rama takon Giorgia Melonin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.


Kryeministri Edi Rama në kuadër të panairit më të madh të verës në Europë, “VinItaly”, që u organizua në Verona, zhvilloi një takim me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

?Verona – Me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni??❤️??

#FratellodItalia ? #SorelladAlbania

Posted by Edi Rama on Monday, April 3, 2023

Kryeministri Rama publikoi foto të këtij takimi ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kryeministri Rama shoqërohej në këtë takim nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Kryeministri Rama mori pjesë dje në panairin më të madh të verës në Europë “VinItaly”, ku prodhuesit shqiptarë të verës prezantuan produktet e tyre për herë të parë në stendën e “Open Balkan”, së bashku me prodhues nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Shqipëria u prezantua në këtë panair nga 20 prodhuesit më të mirë të verës, të cilët ekspozuan verërat “Made in Albania”, tashmë marka të njohura në tregun ndërkombëtar ku eksportojnë prej vitesh.

Në kuadër të këtij panairi, kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Republikës të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski zhvilluan një takim mes tyre, në përfundim të të cilit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku konfirmuan se vëllimi tregtar i vitit 2022 midis vendeve të “Ballkanit të Hapur” është rritur me 24.8 %.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!