Zgjedhjet vendore, miratohen listat shumemërore për anëtarët e këshillave bashkiake për 13 subjekte zgjedhore

Komisioneri vendosi mosregjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak, Bashkia Tiranë, të subjektit zgjedhor “Fronti i Majtë”


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në seancë publike shyrtoi kërkesat e disa subjekteve zgjedhore për miratimin e e listave shumemërore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë këshillat bashkiak për subjektet zgjedhore si më poshtë:

1. “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për bashkitë Tiranë, Korçë dhe Lezhë;
2. “Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë”, për bashkinë Lezhë;
3. “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, për bashkinë Tiranë;
4. “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, për bashkinë Lushnjë;
5. “Aleanca Liberale e Djathtë”, për për bashkitë Durrës, Fier, Kamëz, Lezhë, Lushnjë, Shkodër dhe Tiranë;

6. “Lëvizja Bashkë”, për bashkinë Tiranë;
7. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, për bashkinë Lezhë;
8. “Ardhmërija Shqiptare”, për bashkitë Durrës dhe Lezhë;
9. “Partia Kristian Demokrate e Shqiperise”, për bashkinë Lezhë;
10. “Partia Republikane Shqiptare”, për bashkitë Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë;
11. “Partia Unitetit Kombëtar”, për bashkinë Lezhë;
12. “Bindja Demokratike”, për bashkinë Elbasan;
13. Z. Lazjon Vangjel Petri, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për anëtar të këshillit bashkiak, Bashkia Korçë;

Gjithashtu, Komisioneri vendosi mosregjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak, Bashkia Tiranë, të subjektit zgjedhor “Fronti i Majtë”, për shkak se disa prej emrave të listës shumemërore rezultojnë edhe në listat shumemërore të një subjekti tjetër zgjedhor, lista shumemërore nuk respekton kuotën gjinore dhe numrin e kandidatëve në listë.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!