Stafi i ambasadës kineze në Tiranë bën homazhe në varrezat e dëshmorëve kinezë në prag të festës “Qingming”

Në varrezën publike të Sharrës janë tre dëshmorët kinezë: Zhang Baoyu, Li Dexiong dhe Peng Guiwen, që dhanë jetën gjatë punëve të ndihmës për Shqipërinë në vitet ’60 – ‘70 të shekullit të kaluar


Të martën, në prag të festës “Qingming”, i ngarkuari i përkohshëm me punë i ambasadës kineze në Tiranë, këshilltari Wang Dexin, dhe punonjës të tjerë të ambasadës, shkuan në varrezën publike të Sharrës për të bërë homazhe për tre dëshmorët kinezë: Zhang Baoyu, Li Dexiong dhe Peng Guiwen, që dhanë jetën gjatë punëve të ndihmës për Shqipërinë në vitet ’60 – ‘70 të shekullit të kaluar. Ishin të pranishëm këshilltarja tregtare e ambasadës kineze Zheng Zhenling, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano dhe përgjegjës përkatës të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSh).

Z. Wang vuri në dukje që, në vitet vitet ’60 – ‘70 të shekullit të kaluar, shumë specialistë dhe teknikë kinezë erdhën në Shqipëri për të marrë pjesë në projektet e ndihmës, duke ndërtuar me rininë, gjakun, e madje edhe jetën e tyre, një përmendore të miqësisë kino-shqiptare. Ata janë dëshmitarë, pjesëmarrës dhe kontribuues të kësaj historie miqësie. Pavarësisht sa larg shkojmë, nuk duhet të harrojmë kurrë rrugën nga kemi ardhur. “Do ta kujtojmë gjithmonë kontributin e tyre për forcimin e miqësisë ndërmjet të dy vendeve, duke marrë vazhdimisht forca prej tyre për të shkruar kapituj të rinj të kësaj miqësie në epokën e re,” theksoi z. Wang.

Përfaqësuesit e palës shqiptare u shprehën se shumë specialistë dhe teknikë kinezë, si Zhang Baoyu, kanë dhënë ndihmesë të rëndësishme për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë. Këtë populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë. Paraardhësit kanë lënë një thesar të çmuar shpirtëror për nxitjen e miqësisë ndërmjet të dy popujve. “Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje së bashku me miqtë kinezë, duke trashëguar miqësinë tradicionale dhe duke dhënë ndërprerë kontribut të ri për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe,” thanë përfaqësuesit e palës shqiptare.(Zhang Yan/Artan)

Burimi: CRI.CN

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.