Kin Dushi, prozatori që u arrestua për romanin “Një emër mes yjeve”

Më 6 prill të vitit 1994, Kin Dushi, pasi kishte humbur krejtësisht shikimin, u nda nga jeta.


Përkujtojmë sot një nga prozatorët e parë shqiptarë, Kin Dushi (27 maj 1922-6 prill 1994).
Kin Dushi lindi në Shkodër në fshatin Shirokë më 27 maj 1922.

Studimet i kreu në Shkollën e mesme “Normale” të Elbasanit dhe më pas mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore kundër pushtueseve fashistë. Në vitin 1942-1943 arrestohet nga pushtuesit dhe dërgohet në kampin e Prishtinës.

Ditët e përjetuara në kampin e Prishtinës i shkruante në një ditar të cilin e botoi në vitin 1951. Ky ditar konsiderohet si romani i parë i pasluftës, por historiografia komuniste nuk e cilësoi asnjëherë në studimet për letërsinë.

Në vitet 1949-1952, Kin Dushi niset për studime në Bashkimin Sovjetik për Letërsi. Pas kthimit, ai nis të punojë si gazetar tek gazeta “Zëri i Popullit” për zonën e Myzeqesë, nga ku u frymëzua për të shkruar romane të tjera.

Në vitin 1955 shkroi “Udha e Velanit” dhe në vitin 1961 “Kronikë e vendit tim”. Është i pari shkrimtar që fitoi çmimin e Republikës në Shqipëri, me romanin “Udha e Velanit”, dhe në vitet 1955-1956 u bë anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”.

Në vitin 1960 shkroi skenarin e dokumentarit të kinostudios “Shqipëria e Re”, “Vallëzimi i Shqipeve”. Dy vite më vonë shkroi komedinë “Banorët e shkallës nr. 5”. Kjo komedi shihet nga kritika si një pasqyrë e hollësishme e shoqërisë shqiptare të viteve të komunizmit.

Jeta e Kin Dushit do të ndryshojë përgjithmonë pas botimit të romanit “Një emër mes yjeve”.

Romani u botua në vitin 1964 dhe u kritikua për “deheroizëm” dhe spontanitet e konceptim anarkik të luftës nacionalçlirimtare në plenumin e 15-të të “Komitetit Qendror të Partisë”.

Më 3 tetor 1967, Kim Dushi arrestohet dhe dënohet me 8 vite burg politik si “armik i popullit”. Të gjitha shkrimet e tij deri në atë kohë u hoqën nga qarkullimi.

Në vitin 1975 u lirua nga Burgu i Burrelit dhe punoi si punëtor ndërtimi në Ndërmarrjen “21 Dhjetori” në Tiranë, derisa mbushi moshën e pensionit.

Nuk mundi të përfundonte asnjëherë romanin e mbetur në dorëshkrim “Njeriu me proteza”. Më 6 prill të vitit 1994, Kin Dushi, pasi kishte humbur krejtësisht shikimin, u nda nga jeta.

Marrë nga faqja në Facebook
Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe”

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.