Senatori amerikan Daines viziton Shqipërinë, takime me zyrtarë të lartë të shtetit

Senatori i Shteteve të Bashkuara nga Montana, Steve Daines po viziton Shqipërinë


Senatori i Shteteve të Bashkuara nga Montana, Steve Daines po viziton Shqipërinë këtë javë, si pjesë e një turi rajonal të fokusuar tek stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai u takua me ambasadoren Yuri Kim, ndërsa pritet të takohet me Kryeministrin Rama, Presidentin Bajram Begaj, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë.

?? Senatori i Shteteve të Bashkuara nga Montana Steve Daines po viziton Shqipërinë këtë javë si pjesë e një turi rajonal…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Thursday, April 6, 2023

Senatori Daines do të vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës, e cila do të marrë mbi 58 milionë dollarë fonde nga NATO për t’u modernizuar, për të mbështetur transportin ajror të NATO-s, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin.

Senatori Daines shërben në Komitetin e Financave të Senatit, Komitetin për Çështjet Bankare, Strehimin dhe Çështjet Urbane, Komitetin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe Komitetin e Senatit për Çështjet Indiane. /ATSH

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!