Shtatë sportistë elitarë marrin gradën kolonel në FA

Kryeministri Edi Rama publikoi fotoalbumin nga ceremonia e gradimit ushtarak të kampionëve olimpikë, botërorë e europianë,


Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotoalbumin nga ceremonia e gradimit ushtarak të kampionëve olimpikë, botërorë e europianë, të cilët prej sot i përkasin për tërë jetën Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Sot pjesë e FA-së u bënë 3 kampionë shqiptarë nga Kosova që flamurin kombëtar e kanë ngritur në majën më të lartë në skenën e sportit botëror apo europian.

⭐️???KRENARË – Ceremonia e gradimit ushtarak të kampionëve olimpikë, botërorë e europianë,

⭐️???KRENARË – Ceremonia e gradimit ushtarak të kampionëve olimpikë, botërorë e europianë, të cilët prej sot i përkasin për tërë jetën Forcave të Armatosura të Shqipërisë⭐️?️

#TëBashkuarJoTëNdarë?
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??
#SkaKohëPërPushim??‍♀️

Posted by Edi Rama on Thursday, April 6, 2023

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur, Rama theksoi se, përfshirja e këtyre kampionëve dhe gradimi i tyre sot në gradën më të lartë si kolonel dhe kolonele të FA-së të Republikës së Shqipërisë, si dhe i pjesës tjetër me grada të tjera sipas arritjeve të tyre në sport, përbën pa asnjë diskutim një vlerë të shtuar morale dhe profesionale përtej simbolikës.

Në ceremoninë e gradimit ushtarak të kampionëve olimpikë, botërorë e europianë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi se janë 7 sportistë elitarë që gradohen kolonel i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në ceremoninë e posaçme të gradimit, parakaluan në tapetin e kuq: Luiza Gega e cila fitoi vendin e parë në kampionatin e Atletikës në Mynih, Gjermani gusht 2022, Briken Calja i cili zuri vendin e parë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Uzbekistan dhjetor 2021,
Erkand Qerimaj i cili zuri vendin e parë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Tiranë maj 2022, Alban Beqiri i cili zuri vendin e parë në Kampionatin Ballkanik të Boksit në Beograd, nëntor 2022.

Po ashtu, trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi dhe xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova edhe zyrtarisht tashmë me gradën kolonel janë pjesë e ushtrisë shqiptare.

Peleshi vuri në dukje se ky konkretizim nisi si një angazhimi i Kryeministrit vitin e kaluar, duke u kthyer në ligj.

“Sot ky ligj po zbatohet duke dhënë gradën e lartë ‘Kolonel’ për 7 sportistët tanë elitarë. Është dhe një plejadë e sportistëve të tjerë që në bazë të këtij ligji fitojnë gradat major, nënkolonel”, shtoi Peleshi.

Peleshi u shpreh se, “ka një të përbashkët ndërmjet sportistëve elitarë, misionit të tyre dhe misionit të ushtarakëve të Forcave të Armatosura. Kjo pikë e përbashkët është flamuri i Shqipërisë dhe dashuria për vendin. Kjo na bashkon sot këtu dhe i jep legjitimitet dhe mbështetje morale të jashtëzakonshme këtij gjesti të qeverisë shqiptare dhe Kuvendit, pra dhënies së gradave të larta të sportistëve elitarë që me flamurin e Shqipërisë kanë arritur rezultatet më të larta kudo në botë”.

“FA e valëvisin flamurin e Shqipërisë dhe mbajnë atë lart dhe dinjitoz në 7 misione në botë dhe janë 7 kolonelë që në 7 raste flamurin shqiptar e kanë ngritur më lart se gjithë flamujt e tjerë të gjithë botës”, u shpreh Peleshi.

“FA janë rruga e duhur edhe për një karrierë individuale. Ne u japim ushtarakëve tanë sot një trajtim dinjitoz, sot çdo ushtarak trajtohet financiarisht me pagë 40 % më shumë se vitin e kaluar”, theksoi Peleshi.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”