Zgjedhjet vendore, Audrey Glover takon Komisionerin Celibashi

Audrey Glover është një njohëse e mirë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri.


Shefja e misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover ka mbërritur në Tiranë, ku ka nisur takimet.

Mediet raportojnë se në mesditë, Glover zhvilloi takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashin, ndërsa të premten, më 7 prill do të mbajë dhe një konferencë për mediet mbi hapjen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit të saj Glover do të zhvillojë takime edhe me drejtues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të partive politike.

Sot me Shefen e Misionit të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), Ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, për të biseduar rreth përgatitjeve të zgjedhjeve #Vendore14Maj2023, si edhe angazhimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe afatgjatë.

#VOTOTËDËGJOHESH

Posted by KQZ Shqiperi on Thursday, April 6, 2023

Audrey Glover është caktuar shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Audrey Glover është një njohëse e mirë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Për herë të parë në vitin 1996 ajo kryesoi misionin afatgjatë të vëzhgimit, ndërsa gjetjet e raportit të saj do të hasnin kundërshti të fortë nga qeveria Berisha.

ODIHR i besoi edhe drejtimin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, sikundër edhe për zgjedhjet e vitit 2015 si edhe ato të 2019-ës.

Për të monitoruar zgjedhjet e 14 majit, ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues. /ATSH

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.