Miratohen rregullat për raportimin financiar të partive politike

Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi sot rregullat për raportimin financiar të subjekteve zgjedhore


Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi sot rregullat për raportimin financiar të partive politike/subjekteve zgjedhore, kontrollin dhe verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave të veçanta për plotësimin, depozitimin, kontrollin dhe verifikimin e raporteve financiare që dorëzojnë partitë politike kur konkurrojnë më vete apo si pjesë e një koalicioni, përfshirë kandidatin për kryetar bashkie, kandidatët e listave shumemërore dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.

Vendimi përcakton gjithashtu, mënyrën e raportimit sipas formateve të përcaktuara për partitë politike, kandidatët për kryetar bashkie, kandidatët e listave shumemërore dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.

Rregullatori në këtë vendim ka përcaktuar mënyrën e raportimit nga ekspertët kontabël të licensuar, të caktuar nga KQZ për të kontrolluar raportet financiare për fushatën zgjedhore të partive politike/subjekteve zgjedhore, afatet për publikimin e raporteve; rolin dhe përgjegjësitë e financierëve të partive politike/koalicioneve, si dhe të kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit.

Risitë e këtij vendimi janë raportimi online i formateve financiare për fushatën zgjedhore, i formateve të auditimit të fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike/subjektet zgjedhore për fushatën zgjedhore. /ATSH

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!