Autoriteti i Dosjeve: Ja si do të verifikohen dosjet e spiunëve!

Autoriteti i Dosjeve miratoi Udhëzuesin për Rregullat dhe Procedurat e Verifikimit të Rrethanave dhe Fakteve mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.


Autoriteti i Dosjeve miratoi sot Udhëzuesin për Rregullat dhe Procedurat e Verifikimit të Rrethanave dhe Fakteve mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit njofton se, udhëzuesi mbështetet mbi ndryshimet e reja ligjore, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në nenin 5 të ligjit 45/2015, të cilat konsistojnë: së pari, me qëllim përcaktimin e gjendjes së fakteve dhe rrethanave që kanë lidhje me çështjen, organi publik, mund:

a) të mbledhë deklarata nga palët, dëshmitarët dhe ekspertët duke garantuar në çdo rast konfidencialitetin e individëve;

b) të marrë dokumente të tjera të dokumentuara nëpërmjet mjeteve fotografike të regjistrimit ose mjeteve të tjera teknike;

c) të vizitojë dhe të kontrollojë sende apo vende të përfshira.

Së dyti, çdo person është i detyruar të bashkëpunojë me Autoritetin kur i kërkohet informacion si person i përfshirë ose që ka dijeni për rrethanat e çështjes, apo kur ai vetë disponon informacion që e ndihmon Autoritetin në punën e tij.

Autoriteti në zbatim të këtij ligji ka detyrimin të garantojë konfidencialitetin për çdo person që bashkëpunon.

Në zbatim të ndryshimeve të mësipërme dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Administrative, me vendimin me nr. 210, datë 30.03.2023, Autoriteti vendosi: “Miratimin e Udhëzuesit për Rregulla dhe Procedura të Verifikimit të Rrethanave dhe Fakteve mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit”.

Udhëzimi ka si qëllim të garantojë një verifikim të saktë dhe të bazuar në ligj të vërtetësisë dhe origjinës së prejardhjes nga fondi i ish-Sigurimit të Shtetit i dokumenteve që disponohen nga autoritetet publike, personat fizikë apo juridikë privatë, si dhe, për aq sa është e mundur, të përmbajtjes së informacioneve dhe dokumenteve të disponuar, brenda kufijve të kompetencave të AIDSSH.

Përmes këtij udhëzimi Autoriteti e shtrin veprimtarinë në një dimension të zgjeruar të punës së tij në drejtim të verifikimit të fakteve për çështje të tilla si: kur kërkohet korrigjimi i një vendimi apo informacioni të dhënë apo bërë publik; kur vlerësohet i nevojshëm verifikimi për qartësimin dhe plotësimin e dokumentacionit mbi ngjarje apo figura historike; kur nevojitet verifikimi për identifikimin dhe rikuperimin e eshtrave të të zhdukurve dhe të ekzekutuarve; kur kërkohet, nga çdo kërkues, ofrimi i bashkëpunimit përmes dëshmive, deklaratave, informacionit dhe/ose dokumenteve mbi çdo çështje brenda qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së AIDSSH.

Ndryshimet përmirësojnë punën e Autoritetit në gjetjen e të zhdukurve, qartësimin e rrethanave dhe faktit të interesit të të prekurit, si dhe zbatimit me eficiencë i përgjegjësive të rehabilitimit financiar dhe moral të të përndjekurve politikë.

Votimi nga jashtë, Celibashi: Rreth 22% e fletëve të votimit janë kthyer në KQZ

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, Celibashi: Rreth 22% e fletëve të votimit janë kthyer në KQZ

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë…