Pianistja virtuoze Klaudia Gjini mahnit Spanjën!
Violinisti Florian Vlashi: Talente si Klaudia Gjini janë krenari për Shqipërinë!
Pianistja shqiptare gjashtëmbëdhjetë vjeçare, Klaudia Gjini, nga Durrësi ka dhënë dy koncerte të suksesshme në auditoret muzikore me emër të qyteteve La Korunja dhe Vigo, në Spanjë.
Interpretimi i saj i ka surprizuar muzikdashësit e pranishëm.
“Të shumta kanë qenë vlerësimet nga personalitetet më të mira të muzikës, që kanë çmuar lart talentin dhe përkushtimin e artistes tonë të re e me të ardhme. Në program janë ekzekutuar pjesë të autorëve botërorë e shqiptarë. Urimet më të mira, Klaudia, dhe suksese”, shkruan në njoftimin e saj nambasada e Shqipërisë në Spanjë.
Talentet dhe puna e tyre duhet të vlerësohen e promovohen. Ardhjen e Klaudias në ?? për këto dy koncerte e ka përkrahur violinisti ynë, maestro Florian Vlashi, nga La Korunja dhe themelues, mes tjerash, i Bienale Netet e Muzikes Klasike në Durrës. Vetë Klaudia ka qenë fituese e këtij aktiviteti muzikor.
“Talente si Klaudia Gjini jane krenari për Shqipërinë por edhe shembuj për rininë e sotme. Sepse suksesi i saj nuk mbështetet tek “shkuma” e Internetit por tek puna, këmbëngulja e pasioni per Artin.
E past rrugën dritë!”, tha violinisti i famshëm shqiptar, Florian Vlashi, në një komunikim nga Spanja për TiranaDiplomat.com.