
Celibashi: Shoqëria civile rol të rëndësishëm në raportimin e shkeljeve të rregullave zgjedhore
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, merr pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Qëndresa Qytetare

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Qëndresa Qytetare me temë “Fushata zgjedhore dhe qytetaria aktive”.
Gjatë fjalës së tij, Celibashi u shpreh se, “shoqëria civile po luan një rol të rëndësishëm në mbikqyrjen e procesit zgjedhor dhe në raportimin e shkeljeve të rregullave zgjedhore, duke ndihmuar në përmirësimin e procesit zgjedhor dhe në forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin zgjedhor”.
Gjithashtu në këtë tryezë diskutimi u prezantua edhe platforma “Integriteti Zgjedhor”, e cila do të ndihmojë për raportimin e shkeljeve të Kodit Zgjedhor nga subjektet zgjedhore.