Bejko: Strategjia e Berishës, forcimi i Metës dhe i dëmtimi PD

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, takim në zonën e “Astirit”.


Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar sot një takim me demokratë në zonën e “Astirit”.

Bejko tha se, “demokratët në të gjithë Tiranën janë gati për një fushatë model dhe fituese”.

Bejko theksoi se, “PD në këto zgjedhje është e vetmja alternativë, ndërsa partitë e tjera janë 5 logo të majta. Qëndresa, sakrifica, puna dhe organizimi janë cilësitë kryesore që ne kemi për të fituar kundër Erjon Veliajt, kundërshtarit tonë dhe oligarkisë politiko-ekonomike”.

“Zona e Astirit duket qartazi që është konceptuar si një lagje periferike provinciale e Tiranës ku mungon gjithçka, kopshtet, shkollat, rrugët e përshtatshme dhe prindërit kalojnë orë të tëra në trafik me fëmijët e tyre”, nënvizoi Roland Bejko.

“Me vëllezërit dhe motrat demokratë në Astir ramë dakord që situata e rëndë kërkon mobilizim, prandaj ne do të punojmë brenda nesh për të mobilizuar jo vetëm të djathtët kudo ku janë, por edhe qytetarët që janë elektorati gri, për të vendosur për bashkinë dhe këshillin bashkiak. Ajo që të gjithë ramë dakord është fakti, që strategjia e Sali Berishës është forcimi i Ilir Metës dhe dëmtimi i Partisë Demokratike, jo fitorja në zgjedhje”, u shpreh Roland Bejko.

Pak orë na ndajnë nga fillimi zyrtar i fushatës, dhe demokratët në të gjithë Tiranën janë gati për një fushatë model dhe…

Posted by Roland Bejko on Wednesday, April 12, 2023

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…