Igli Cara: Investime në infrastrukturë dhe mbështetje për fermerët

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka zhvilluar një takim me banorë të Katundit të Ri në Durrës.


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka zhvilluar një takim me banorë të Katundit të Ri në Durrës.

Në bashkëbisedim me banorët, Cara ka premtuar investime serioze për infrastrukturën e zonës, si edhe mbështetje për fermerët.

“Kanalet kulluese, që nuk funksionojnë, i bashkohen një zinxhiri problematikash, me të cilat përballen banorët e Katundit të Ri dhe që ndër vite nuk kanë gjetur zgjidhje. Pa rrugë, pa kanalizime dhe të braktisur nga bashkia e Durrësit, megjithëse janë taksapagues të rregullt”, u shpreh ai.

“Në njësitë administrative të Durrësit duhen investime serioze për t’i dhënë fund gjendjes kritike për familjet që jetojnë e punojnë në këto zona”, theksoi Cara.

Ai premtoi, “mbështetje të plotë për fermerët, që do të nisë nga ndërhyrja e menjëhershme për rehabilitimin e kanaleve kulluese”.

“Ky do të jetë hapi i parë, për të nxitur prodhimin e produkteve bujqësore bio, që do të konkurrojnë në tregjet vendore e rajonale”, tha Cara.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.