Japonia do të dërgojë anije kozmike në Hënë

Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, anija do te zbarkoje, më 25 prill.


Kompania private japoneze e teknologjisë robotike “ispace”, është në rrugën e duhur për të ulur anijen e parë private kozmike në Hënë, këtë muaj.

“Pas gjashtë dekadash të eksplorimit të Hënës, anija kozmike “Hakuto-R lander” do të arrijë në destinacionin e saj më 25 prill”, njoftoi sot kompania.

“Gjithçka është gati. Mezi pres të përjetoj këtë ditë historike, që shënon fillimin e një epoke të re të misioneve komerciale hënore”, tha në një deklaratë Takeshi Hakamada, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i “ispace”.

Një raketë “Falcon 9” e kompanisë amerikane të anijeve kozmike “SpaceX” e themeluar në vitin 2002 nga Elon Musk, u ngrit në dhjetor nga Kepi Canaveral në Florida, duke i krijuar “Hakuto-R” mundësinë për t’u ulur në Hënë.

Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, anija do te zbarkoje butësisht në një zonë të quajtur “Krateri Atlas” rreth orës 16:40 GMT, më 25 prill.

Nëse kushtet ndryshojnë, ka vende dhe data alternative të uljes, duke përfshirë 26 prill, 1 maj dhe 3 maj.

Për të mbajtur sa më pak karburant, anija do të ndjekë një rrugë më të gjatë dhe më efikase ndaj energjisë drejt Hënës, duke përdorur Tokën dhe gravitetin e diellit për rritjen e lëvizjes.

“Hakuto-R” arriti në orbitën hënore, muajin e kaluar.

Anija kozmike ka përmasat 2,3 x 2,6 metra dhe mund të mbajë një ngarkesë prej rreth 30 kilogramësh.

Ngarkesa përfshin një rover të vogël nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një robot edhe më të vogël me dy rrota nga agjencia japoneze hapësinore “Jaxa” dhe kompania japoneze e lodrave “Tomy”.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”