Mbi 345 milionë lekë përfitojnë partitë politike për vitin 2023

Në total përfitojnë 11 subjekte politike. PS – 151.494.783 lekë. PD – 103.926.170 lekë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau sot fondet për partitë politike për vitin 2023, bazuar mbi numrin e deputetëve në Kuvendin e vitit 2021.

Në total mes 11 subjekteve politike u shpërnda një fond i përgjithshëm prej 345 600 000 lekë nga buxheti i shtetit.

Konkretisht, Partia Socialiste është forca politike e cila përfiton fondin më të madh, me shifrën 151.494.783 lekë.

Në vijim Partia Demokratike përfiton 103.926.170 lekë, ndërsa më pas renditet Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, e cila përfiton 9.753.567 lekë.

Po ashtu, Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 lekë.

Sipas ndarjes së fondeve nga KQZ, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut përfiton 8.018.647 lekë; Partia Republikane përfiton 13.223.679 lekë; Partia Agrare Ambientaliste përfiton 8.018.647 lekë; Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 8.018.647 lekë; Partia Lëvizja e Legalitetit 8.018.647 lekë; Partia Social Demokrate 12.266.269 lekë dhe Partia Nisma Thurje 6.283.636 lekë.

Ditën e premte, KQZ pritet të ndajë një buxhet tjetër prej 100 milionë lekësh posaçërisht për fushatën zgjedhore.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!