Bahri Omari, fundi tragjik i ish-ministrit të Jashtëm

Si Sot, 78 vjet më parë, më 13 prill 1945, u dënua me vdekje Bahri Omari


Si Sot, 78 vjet më parë, më 13 prill 1945, u dënua me vdekje Bahri Omari.

U shkollua në Gjirokastër dhe në Shkollën Civile të Administratës Mbretërore në Stamboll për Shkenca Politike-Administrative.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, organizoi dhe udhëhoqi çetat patriotike në Shqipërinë e Jugut.

Lëvroi në publicistikë si drejtor i gazetës “Dielli” të shoqatës pan-shqiptare “Vatra” (1915).

Pas kthimit në atdhe, u angazhua nëzgjedhjet parlamentare të vitit 1921 dhe 1923.

Gjatë qeverisjes së Nolit, themeloi dhe u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike-Nacionale.

Në të njëjtën kohë, ishte botues i organit të kësaj force politike, “Shekulli”. Pas triumfit të Legalitetit, qendroi në Bari deri më 1939-n.

Në vitin 1942 u bë anëtar i organizatës Balli Kombëtar. Një vit më pas, u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës.

Dënimi kapital i dhënë nga Gjykata Speciale e Tiranës bazohej në akuzën e “kriminelit të luftës”.

Bashkëngjitur, procesverbal i seancës së gjyqit special politik për të akuzuarin Omari.

(Marre nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave)

—————————————-

Përkujtojmë sot dënimin e intelektualëve në Gjyqin Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit, i njohur ndryshe si Gjyqi Special ngritur nga një gjykatë komuniste që veproi në pranverën e vitit 1945 (1 mars – 13 prill).

Gjykata Speciale e Tiranës, e formuar prej:
Koçi Xoxe, Kryetar Gjeneral Leitnant;
Halim Budo, anëtar, Gjyqtar;
Gaqo Floqi, anëtar, Gjyqtar;
Hysni Kapo, anëtar, Kolonel;
Beqir Balluku anëtar, Kolonel;
Dr. Medar Shtylla anëtar;
Faik Shehu, anëtar,
Bilbil Klosi, anëtar, NKolonel;
Gjon Banushi, anëtar, Major;
Bedri Spahiu, prokuror, Gjeneral Major,
edhe pse nuk vërtetoi asnjë krim vendosi të dënonte 19 vetë me pushkatim: Fejzi Alizoti,
Terenc Toçi,
Aqif Përmeti,
Gustav Mirdashi,
Kostandin Kote,
Hilmi Leka,
Reshit Merlika,
Beqir Valteri,
Javer Hareshiti,
Dik Cami,
Ismail Golemi,
Zef Kadarja,
Tahsim Bishqemi,
Shyqyri Borshi,
Daut Çarçani,
Kol Tromara,
Bahri Omari,
Qemal Vrioni,
Tefik Mborja.
8 vetë me burgim të përjetshëm:
Koço Kota,
Xhavit Leskoviku,
Koço Tasi,
Ibrahim Biçaku,
Xhevat Korça,
Rifat Begolli,
Bajram Pusitina,
Shuk Gurakuqi)
8 me 30 vjet burg :
Sokrat Dodbiba,
Mihal Zallari,
Et’hem Cara,
Ndoc Naraçi,
Andon Kozmaqi,
Lazër Radi,
Sami Koka,
Sulejman Vuçiterni
3 me 20 vjet burg:
Mihal Sherko,
Akile Tasi,
Fiqiri Llagami.
5 me 15 vjet burg:
Gjergj Bubani,
Rrok Kola,
Bilal Nivica,
Ismet Kryeziu,
Jakov Milaj.
5 me 10 vjet burg: (Rrok Gera, Nedin Kokona, Rifat Tartari, Ihsan Libohova, Vangjel Goxhomani)
5 me 5 vjet burg (Emin Toro, Zef Benusi, Mahmut Golemi, Zija Bejleri, Manush Peshkëpija)
2 me 3 vjet (Zejnel Prodani, Sami Visoka) dhe 1 me 2 vjet burgim (Zef Shiroka).
Vetëm dy persona u shpallën të pafajshëm (Luigj Filaj, Abdurrahman Telqiu).)

(Marre nga Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe”)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…