Këlliçi: Hapja e dy nënkalimeve poshtë sheshit “Skënderbej” do të reduktonte trafikun në Tiranë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës paraqiti projektin e tij për transportin publik falas


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi paraqiti sot në mbrëmje në një emision televiziv, projektin që, sipas tij, do të sjellë zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha që ka sot kryeqyteti, që është trafiku i rënduar.

Këlliçi tha se hapja e dy nënkalimeve poshtë sheshit Skënderbej do të reduktonte pothuajse përgjysmë trafikun në Tiranë.

“Është një ndërhyrje që kushton 4.7 deri në 4.9 milionë euro, dhe nuk e cenon sheshin Skënderbej”, pohoi Këlliçi.

Këlliçi shpjegoi projektin që ka për transportin publik falas, dhe përfitimet që sipas tij, “i vijnë direkt 200 mijë përdoruesve duke u kursyer atyre deri në 50 mijë lekë në muaj, por po ashtu, duke ndihmuar në zbutjen e trafikut, dhe uljen e ndotjes së ajrit”.

Këlliçi siguroi se fondet janë, dhe Bashkia i ka mundësitë, por sipas tij, “sot buxheti abuzohet e shpërdorohet me shpenzime që i shërbejnë kryetarit, por jo qytetarëve”.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.